Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka justifikuar sulmet ndaj Urës së Krimesë duke argumentuar se ajo shërben dhe si korridor për furnizimin e ushtrisë ruse dhe jo vetëm për funksion të transportit të civilëve.
Në një intervistë për "BBC-në", presidenti deklaroi se Rusia ka goditur 109 ura në territorin ukrainas, ndërsa theksoi se pamjet në internet dëshmojnë përdorimin e urës nga automjetet dhe pajisjet ushtarake ruse.
Zelensky akuzoi Putin-in se kërkon të përshkallëzojë konfliktin ushtarak, ndërsa sulmet ruse nga Moska vijojnë të shkaktojnë qindra viktima në qytetet ukrainase, përfshirë dhe qytetin e vetë Zelensky-t.
Në Kryvyi-Rih, një fëmijë i moshës 7 vjeç dhe një mjeke 20-vjeçare humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, gjatë sulmit të djeshëm. Rusia shënjestron qytetin e Zelenskyt/ 2 viktima nga sulmet vdekjeprurëse
21 Nëntor, 17:29 Ndërkohë, Britania e Mahde dhe partnerët europianë kanë konfirmuar mbështetjen për Ukrainën, pas sulmit me 2 të vdekur. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting deklaroi se Rusia mbetet agresorja e vetme në këtë luftë dhe se ndihma për Kievin duhet të vijojë. "Ka fakte, jo vetëm fjalët e Putinit. Mund ta shohim situatën.
Nëse Putini do të përdorte internetin, ai do të mund ta shikonte këtë.", tha Zelensky./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
