Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste akuzon Sali Berishën dhe drejtues të partive të vogla opozitare për organizimin e sulmit në selinë rozë. Pas pasi godina u godit me gurë nga një grup protestuesish të maskuar, Balla thotë se kjo tregon se kush janë orkestruesit e vërtetë të dhunës në Tiranë. “O Sali, largoji urgjent njerëzit që çove tek selia e Partisë Socialiste!. Janë të gjithë njerëzit e tu të paguar nga ti dhe nga Agron Shehaj, Arlind Qorrri dhe duart e huaja. Kush donte prova e kujt është protesta besoj e mor”, shkruan Balla në Facebook, në postimin e rradhës në rrjete sociale përmes të cilave ia atribuon Berishës aktet e paprecedenta të dhunës që janë parë në kryeqytet këto ditë. LEXO edhe...Protestuesit e maskuar futen brenda selisë së PD, Bozdo: Policia hodhi gaz lotsjellës brenda godinës, helmuan njerëzit! Një person shoqërohet me auto-ambulancë (VIDEO) Një mesazh të fortë për vetëpërmbajte e bëri sërish zëvendëskryeministrja Albana Kociu, e cila apeloi protestuesit të ndalin dhunën dhe shkatërrimin e vendit dhe të dialogojnë me institucionet. “Dhuna nuk e mbron një kauzë, e shkatërron. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kaos. Ka nevojë për më shumë Europë. Nuk ka nevojë për më shumë dhunë. Ka nevojë për më shumë demokraci. Nuk ka nevojë për më shumë përplasje. Ka nevojë për më shumë dialog”, shkroi Koçiu. Edhe ish-ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri thirrje për qetësi duke kërkuar mbështetje për punonjësit e Policisë së Shtetit. Vetëpërmbajtja dhe profesionalizmi i policisë kanë qenë dhe mbeten vendimtarë për të shmangur sa më shumë lëndime dhe për të ndalur sulmet e verbra, shkruan Vengu në postimin e tij në rrjetet sociale. ‘Kjo është thirrje për të mbrojtur ata që shërbejnë, jo për t’u mohuar zërin qytetarëve që protestojnë paqësisht. Keni të drejtë të kundërshtoni dhe të kërkoni llogari. Dhuna e të tjerëve nuk ju bën ju fajtorë. Mos lejoni që ajo t’ju rrezikojë dhe t’jua mbysë zërin”, shkroi Vengu. Pas shkatërrimeve masive nga protestuesit në hapësirat publike, janë punonjësit e bashkisë ata që angazhohen për të rikthyer normalitetin në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit. Mirënjohje ndaj tyre ka shprehur deputeti socialist Erion Braçe. Ora 20:02 Dhuna gjatë protestave, Peleshi: S’ka lidhje me studentët! Ata kanë të drejtë të kërkojnë më shumë mundësi, por kjo nuk është rruga Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka ripublikuar reagimin e Komisionit Europian për protestat e dhunshme në Shqipëri, ku dënohen sulmet ndaj institucioneve, pronës publike e private dhe dhuna.Në postimin e tij, Peleshi shkruan se sulmet ndaj institucioneve dhe dhuna nuk kanë të bëjnë as me studentët dhe as më të drejtën e tyre për të protestuar.Teksa bën thirrje për dialog, Peleshi shkruan se studentët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë mundësi dhe të ëndërrojnë për një të ardhme të barabartë me moshatarët e BE-së.Reagimi i Niko Peleshit:DHUNA NUK KA VEND NË DEMOKRACI!Komisioni Europian dënon qartë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë protestave në Shqipëri.Sulmet ndaj institucioneve, djegia dhe shkatërrimi i pronës nuk kanë të bëjnë as me studentët, as me të drejtën e tyre për të protestuar.Të rinjtë janë e sotmja dhe e nesërmja e Shqipërisë. Ata kanë të drejtë të kërkojnë me zë të lartë më shumë të drejta, më shumë mundësi. Kanë të drejtë të ëndërrojnë një të ardhme të barabartë me moshatarët e BE-së.Por dhuna nuk është rruga.Le të ulemi me njëri-tjetrin. Pa paragjykim, pa mllef. Çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun.Mbase mund të mos bihet dakord, por duhet folur. Duhet dëgjuar.T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!Jemi për një qëllim.Për Shqipërinë. Share Ora 18:06 Balla publikon pamjet, protestuesit sulmojnë me molotov efektivët dhe autobotin e ujit! Policët mes flakëve (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar pamje kur protestuesit sulmojnë me molotovë mbi efektivët e Policisë dhe autobotin e ujit.Nga pamjet duket momenti kur flakët përhapen me shpejtësi në trupat e efektivëve të Policisë dhe makinën ujëhedhëse.“Bombë molotov mbi trupat e punonjësve të Policisë së Shtetit”, ka shkruar Balla krahas pamjeve në rrjetet sociale. Share Ora 17:30 Sulmet e dhunshme të protestuesve, Balla reagon sërish: Policia po mbron Shqipërinë nga kaosi! (VIDEO) Katër autobotë që hedhin ujë drejt protestuesve, gurë që fluturojnë në drejtim të forcave të rendit dhe efektivë policie që qëndrojnë pas mjeteve për t’u mbrojtur nga goditjet. Këto janë pamjet e një përplasjeje mes protestuesve dhe policisë, të publikuara nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.Në video shihet se autobotët janë vendosur në vijën e parë për të shpërndarë protestuesit, ndërsa forcat e policisë qëndrojnë në rreshtin e dytë, pas tyre. Turma përballë lëviz në sinkron dhe zmbrapset si pasojë e ujit por nuk resht sulmet me gurë.Përmes këtyre pamjeve, Balla ka mbrojtur veprimet e forcave të rendit, duke deklaruar se policia po përpiqet të mbrojë vendin nga kaosi.“Gjithçka po bën Policia e Shtetit është mbrojtja e Shqipërisë nga kaosi”, shkruan Balla. Share Ora 16:01 Sulmet me gurë e molotovë të protestuesve të maskuar, Koçiu thirrje për dialog: Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kaos, por për më shumë Europë Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për situatën e tensionuar në Tiranë, pas sulmeve të dhunshme të protestuesve mbi institucionet, bizneset private dhe efektivët e Policisë.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu bën thirrje për ndaljen e dhunës, pasi sipas saj, Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kaos, por ‘për më shumë Europë’.Teksa bën thirrje për dialog mes protestuesve dhe Qeverisë, Koçiu thekson se vendi ka nevojë për më shumë demokraci.Reagimi i Koçiut:Dhuna nuk e mbron një kauzë, e shkatërron.Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kaos. Ka nevojë për më shumë Europë.Nuk ka nevojë për më shumë dhunë. Ka nevojë për më shumë demokraci.Nuk ka nevojë për më shumë përplasje. Ka nevojë për më shumë dialog. Share Ora 12:31 Përplasjet e dhunshme në Tiranë, Pirro Vengu: Policia meriton mbështetje, por protestuesve s'duhet t’u mbytet zëri! Mazhoranca të dëgjojë arsyet që nxorën njerëzit në rrugë Deputeti i PS-së, Pirro Vengu, ka vlerësuar vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e policisë gjatë përplasjeve me protestuesit në Tiranë, por ka theksuar se mbështetja për efektivët nuk duhet të cenojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht. Në një postim në rrjetet sociale, ai iu drejtua sot protestuesve duke u kujtuar se kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe të kërkojnë llogari. “Dhuna e të tjerëve nuk ju bën ju fajtorë. Mos lejoni që ajo t’ju rrezikojë dhe t’jua mbysë zërin”, shkruan Vengu.Deputeti socialist thekson gjithashtu se mazhoranca ka përgjegjësinë të dëgjojë kërkesat e protestuesve dhe të përballet me arsyet që i kanë nxjerrë në rrugë. “Thirrja për qetësi nuk na çliron nga ky detyrim”, shprehet ai, ndërsa kërkon që të mos përhapen lajme të pakonfirmuara për viktima apo mesazhe që nxisin hakmarrjen.Reagimi i plotë:Kam shërbyer pranë burrave dhe grave në uniformë dhe e di peshën e përgjegjësisë që mbajnë. Policët, mjekët, infermierët dhe zjarrfikësit meritojnë mbështetjen tonë për shërbimin ndaj atdheut dhe ndaj qytetarëve. Vetëpërmbajtja dhe profesionalizmi i policisë kanë qenë dhe mbeten vendimtarë për të shmangur sa më shumë lëndime dhe për të ndalur sulmet e verbra.Kjo është thirrje për të mbrojtur ata që shërbejnë, jo për t’u mohuar zërin qytetarëve që protestojnë paqësisht. Keni të drejtë të kundërshtoni dhe të kërkoni llogari. Dhuna e të tjerëve nuk ju bën ju fajtorë. Mos lejoni që ajo t’ju rrezikojë dhe t’jua mbysë zërin.Si deputet dhe pjesë e mazhorancës, kam përgjegjësinë jo vetëm të dëgjoj kërkesën e protestuesve, por mbi të gjitha të përballem me arsyet themelore që i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë. Thirrja për qetësi nuk na çliron nga ky detyrim.Kujtdo që komunikon publikisht i bëj thirrje të mos përhapë lajme të pakonfirmuara për viktima dhe as mesazhe që ushqejnë hakmarrjen.Mbrojtja e qytetarëve, e së drejtës për protestë dhe e njerëzve në uniformë që shërbejnë në vijën e parë është e njëjta përgjegjësi publike. Sonte, nesër dhe kurdoherë duhet ta ushtrojmë me qetësi, vendosmëri dhe njerëzi. Share Ora 11:46 Dëmtimet e rrugëve nga protestat, Braçe: Mirënjohje për mundin e sakrificën e çdo punëtori për të rikthyer normalitetin Nga ura te Piramida, Erion Braçe ka ndarë disa pamje të punonjësve të bashkisë që vijojnë punën për mirëmbajtjen e qytetit, pas protestave të dhunshme që kanë shkaktuar dëmtime të shumta nëpër rrugë.Deputeti socialist shpreh mirënjohjen për ta të cilët punojnë pa reshtur për të rikthyer normalitetin çdo ditë.“Tirana e madhe! Shumë faleminderit çdo punëtori të këtij qyteti! Për punën, përkushtimin dhe gjithçka që ndani me këtë qytet! Për atë që bëni me mund e sakrificë për të rikthyer normalitetin në fund të çdo dite e deri në nisjen e ditës tjetër! Një qytet mirënjohës ndaj jush! “, shprehet Braçe. Share U.D/R.Xh/ReportTv.al qeveria Albana Koçiu protestat kunder qeverise PS taulant balla Komento Komente ylli: 18/10/2026 16:40 DIGJENI PS..DHE PD.....DHE. ATA QE JANE BRENDA TE RRIHEN GJER NE VDEKJE..... Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 5996 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

