Lajme Zone
Sulmi në Kiev/ Holanda thërret ambasadorin rus
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sulmi në Kiev/ Holanda thërret ambasadorin rus

Qeveria holandeze ka thirrur këtë të enjte ambasadorin rus...

Qeveria holandeze ka thirrur këtë të enjte ambasadorin rus në Holandë, pas sulmit në ambasadën holandeze në Kiev, e cila pësoi dëme.

Ministri i Jashtëm holandez Tom Berendsen tha se një predhë kishte goditur ambasadën holandeze në Kiev.

Berendsen tha për “RTL” se sulmi ishte i papranueshëm dhe përbënte një arsye për të thirrur ambasadorin e Rusisë në Hagë, shkruan Reuters. Ambasada austriake në Kiev u godit gjithashtu, tha kancelari austriak Christian Stocker, por asnjë anëtar i stafit nuk u lëndua.

Ministrja e Jashtme suedeze, Maria Malmer Stenergard, tha se Suedia do të thërrasë ambasadorin rus në vendin nordik për shkak të një shpërthimi pranë ambasadës së saj në Kiev.

Ambasada ruse në Holandë tha të enjten se po bëhej gjithnjë e më e vështirë të konsiderohej Holanda si një kalimtare e thjeshtë në luftën në Ukrainë.

“Përmes veprimeve të saj, Haga po e thellon vazhdimisht përfshirjen e saj në konflikt, duke kontribuar në zgjatjen dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të tij”./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.