Lajme Zone
Sulmi në Athinë, kush është shqiptari që u plagos nga ish-partneri i të dashurës; zbardhet emri
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Sulmi në Athinë, kush është shqiptari që u plagos nga ish-partneri i të dashurës; zbardhet emri

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Klevis Tite, partnerin aktual të një 32-vjeçareje, e cila u sulmua gjithashtu nga ish-partneri i saj, një shtetas rumun 32 vjeç.

Pamje nga vendngjarja Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi me thikë në Lavrio të Athinës, ku një 32-vjeçar rumun plagosi ish-partneren e tij dhe partnerin e saj aktual. I plagosuri është 33-vjeçari shqiptar Klevis Tite, ndërsa në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të gruas dhe autorit të dyshuar Një shtetas shqiptar rezulton mes dy personave të plagosur rëndë gjatë sulmit me thikë të ndodhur pas mesnatës në zonën e Lavrios në Athinë.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Klevis Tite, partnerin aktual të një 32-vjeçareje, e cila u sulmua gjithashtu nga ish-partneri i saj, një shtetas rumun 32 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth 15 minuta pas mesnatës së të enjtes. Sipas të dhënave të publikuara, 32-vjeçari shkoi në banesën e ish-partneres dhe hyri me forcë brenda, pasi theu me çekiç xhamin e derës.

Pas një debati me ish-partneren dhe 33-vjeçarin shqiptar, ai i sulmoi të dy me thikë.

Klevis Tite dhe 32-vjeçarja morën plagë të rënda dhe u transportuan në spitalin Asklepieion në Voula. Për shkak të gjendjes më të rënduar, gruaja u transferua më pas në spitalin Evangelismos.

Në momentin e sulmit, brenda banesës ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të 32-vjeçares dhe ish-partnerit të saj, të moshës 1 dhe 2 vjeç.

Sipas informacioneve të publikuara për ngjarjen, fëmijët u zgjuan gjatë përleshjes dhe më pas dolën të frikësuar nga banesa.

Pas sulmit, policia e shoqëroi 32-vjeçarin rumun në Departamentin e Hetimit të Krimeve në Lavreotiki, ku e arrestoi për tentativë vrasjeje.

Të dhënat për autorin tregojnë se ish-partnerja e kishte kallëzuar pesë herë më parë për raste të dhunës në familje.

Më 3 shtator 2026, rreth një muaj para sulmit ndaj ish-partneres dhe Klevis Tites, autoritetet e kishin arrestuar 32-vjeçarin edhe për armëmbajtje pa leje.sulmi në athinë shqiptar Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, ky është këngëtari fierak që u arrestua nga policia 2 Tetor 2026, 10:0010:00Kronike Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal 2 Tetor 2026, 08:2008:20Kronike Skandali i videove intime të Adi Hilës, policia hap dy pista; 8 persona do të merren në pyetje 1 Tetor 2026, 21:2921:29Kronike Nga Dubai drejt Belgjikës, ekstradohet Eldi Dizdari 1 Tetor 2026, 20:3220:32Kronike Kokainë, terrorizëm dhe 200 mln euro/ Misteri i Enid Kasmit, u arrestua në Venezuelë dhe më pas “u zhduk” 1 Tetor 2026, 18:5018:50Kronike Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ Humb jetën 23-vjeçari egjiptian, plagoset një i ri 1 Tetor 2026, 18:1818:18Kronike