Lajme Zone
Sulmi ndaj komisariatit nr. 3 dhe dhuna ndaj policëve, lirohet Erald Heqimaj! I caktohet masa detyrim paraqitjeje
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sulmi ndaj komisariatit nr. 3 dhe dhuna ndaj policëve, lirohet Erald Heqimaj! I caktohet masa detyrim paraqitjeje

Prokuroria kërkoi të njëjtën masë që vendosën togat e zeza teksa i riu u arrestua dy ditë më parë. Mbrëmjen e së shtunës, kur protesta e 35-të e ishte thuajse në përfundim, Heqimaj me disa të tjerë që janë shpallur në kërkim, sulmuan dyert dhe dritaret e komisariatit pranë ambienteve të pritjes së qytetarëve.

33-vjeçari Erald Heqimaj, nga Fieri dhe me banim në Tiranë i arrestuar për incidentin në komisariatin nr. 3 gjatë protestës kombëtare të 4 korrikut, është liruar nga qelia me masën detyrim paraqitje. Prokuroria kërkoi të njëjtën masë që vendosën togat e zeza teksa i riu u arrestua dy ditë më parë. Mbrëmjen e së shtunës, kur protesta e 35-të e ishte thuajse në përfundim, Heqimaj me disa të tjerë që janë shpallur në kërkim, sulmuan dyert dhe dritaret e komisariatit pranë ambienteve të pritjes së qytetarëve. Ai rezulton pa precedent penal të mëparshëm, ndërsa në dëshminë e tij paraprake ka deklaruar se reagoi në akte të dhunshme i ekzaltuar prej frymës së turmës, e cila gjatë gjithë protestës, pati në fokus kërkesën për lirimin e 19 të arrestuarve pas përplasjeve tek parlamenti. LEXO EDHE:Protesta/ Sulmi në komisariatin nr.3, prangoset 33-vjeçari pa precedentë: U ekzaltova nga turma! 7 nën hetim, 4 në kërkim (EMRI + FOTO) Përveç Heqimajt, policia identifikoi edhe 11 persona të tjerë, 7 prej të cilëve po hetohen në gjendje të lirë dhe 4 janë shpallur në kërkim. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: erald heqimaj Komento Komente Sondazhi i ditës:

3 Korrik, 10:41

Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve? Po 71.1% Jo 25.3% Nuk e di 3.6% Vota total: 11732 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41 Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?