Lajme Zone
Sulmi me kallashnikov në Athinë, 10-vjeçarja dyshohet se u plagos për shkak të konflikteve të babait
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Sulmi me kallashnikov në Athinë, 10-vjeçarja dyshohet se u plagos për shkak të konflikteve të babait

Të shtënat me armë kanë tronditur një zonë të Athinës mbrëmjen e së premtes, ndërsa një vajzë 10-vjeçare mbeti e plagosur gjatë sulmit ndaj një kafeneje. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës në rrugën Agorakritou, në zonën e Agios Panteleimonas, shkruan media greke. Katër persona, të cilët ndodheshin në një automjet, iu afruan lokalit dhe hapën zjarr në drejtim të tij. Mes të shtënave, një plumb godit

Të shtënat me armë kanë tronditur një zonë të Athinës mbrëmjen e së premtes, ndërsa një vajzë 10-vjeçare mbeti e plagosur gjatë sulmit ndaj një kafeneje. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës në rrugën Agorakritou, në zonën e Agios Panteleimonas, shkruan media greke. Katër persona, të cilët ndodheshin në një automjet, iu afruan lokalit dhe hapën zjarr në drejtim të tij.

Mes të shtënave, një plumb goditi në këmbë vajzën 10-vjeçare, e cila ndodhej në zonë. Dyshimet paraprake janë se fëmija mund të jetë plagosur nga një plumb rikoshet. Ajo u dërgua për trajtim në spitalin pediatrik “Aglaia Kyriakou”.

Hetimin e ka marrë përsipër Departamenti i Shantazheve i Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, ndërsa një nga pistat kryesore lidhet me pronarin e kafenesë, i cili, sipas mediave greke, është me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve të raportuara nga autoritetet, pronari ka qenë më parë në burg dhe është liruar në vitin 2021, pas përfshirjes në një çështje që lidhej me një plantacion të paligjshëm dhe një rast tentativë vrasjeje.

Një tjetër element që po hetohet është një automjet i gjetur i djegur në Aspropyrgos. Brenda tij policia ka gjetur një kallashnikov, i cili pritet t’u nënshtrohet analizave balistike dhe ekzaminimeve në laboratorët kriminalistikë për të përcaktuar nëse arma është përdorur në sulmin ndaj kafenesë.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që sulmi të ketë ardhur si pasojë e një konflikti personal ose një përplasjeje të mëparshme të pronarit me persona të tjerë. Në hetim është edhe një shtetas tjetër me origjinë shqiptare, aktualisht i burgosur dhe i njohur nga autoritetet greke për çështje të rënda. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm