Kievi ndërmori një nga sulmet më të mëdha që prej fillimit të luftës dhe më masivin deri më tani ndaj rajonit të Moskës. Sipas bilancit zyrtar të autoriteteve ruse, pothuajse 800 dronë u rrëzuan mbi Krime dhe territorin rus. Prej tyre, 620 ishin drejtuar drejt kryeqytetit, deklaroi kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobyanin, ndërsa më shumë se 180 raportohet se u rrëzuan. Ashtu siç ndodh në Kiev, edhe në Moskë pasojat e sulmeve po i ndiejnë kryesisht zonat civile, ku bien edhe mbetjet e dronëve të rrëzuar. Në rajonin e Ramenskoye, një vajzë e vogël mbeti e plagosur pasi një dron goditi një banesë, ndërsa fragmentet e mjeteve ajrore të rrëzuara plagosën dy persona të tjerë në zona të ndryshme. LEXO edhe...Putin e pranon: Sulmet me dronë nga Ukraina po dëmtojnë ekonominë tonë Ndër dëmet më të rënda, një banesë u përfshi nga flakët në fshatin Kuznetsy, ndërsa në Pavlovsky Posad mori flakë çatia e një pallati, i cili u evakuua plotësisht. U godit gjithashtu një tjetër magazinë e Ëildberries, gjigantit rus të tregtisë online, i cili prej disa javësh është vënë në shënjestër të sulmeve ukrainase. Këtë herë, një dron dyshohet se dëmtoi një nga muret e magazinës dhe shkaktoi zjarr, por pa pasoja të konsiderueshme. Nën sulm u vu edhe rajoni i Ryazanit, ku raportohet për tre të plagosur. Për herë të parë pas një periudhe të gjatë, sulmet dëmtuan edhe rrjetin energjetik përreth kryeqytetit rus. Rreth pesë mijë abonentë mbetën pa energji elektrike në zonat Likino-Dulyovo dhe Orekhovo-Zuyevo, sipas operatorit energjetik Mosoblenergo. Vetë Presidenti rus Vladimir Putin pranoi gjatë një dalje publike se sulmet ukrainase po e dëmtojnë ekonominë ruse. Sulmi vjen në një kohë kur autoritetet ukrainase po paralajmërojnë për intensifikimin e goditjeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të vendit. Ndërsa vitin e kaluar ishte Rusia ajo që shfrytëzoi të ftohtin për të shtuar presionin ndaj Kievit, këtë herë forcat ukrainase mund të përgjigjen në mënyrë të ngjashme, duke shfrytëzuar kapacitetet e tyre në rritje për sulme me rreze të gjatë veprimi. Edhe blogerët ushtarakë rusë vërejnë se numri i dronëve ukrainas të lëshuar çdo ditë po rritet dhe se mbrojtja ajrore ruse, megjithëse arrin të rrëzojë shumicën dërrmuese të tyre, po has vështirësi për të mbuluar një territor kaq të gjerë. Megjithatë, problemi i mbrojtjes ajrore mbetet edhe më i madh për Ukrainën, e cila vazhdon të përballet me mungesën e sistemeve të afta për të interceptuar raketat balistike ruse. Mëngjesin e djeshëm, Rusia ndërmori nga ana e saj një sulm ajror ndaj fshatit Pechenihy, në rajonin e Kharkivit, ku, sipas autoriteteve ukrainase, humbën jetën dhjetë persona dhe të paktën 18 të tjerë mbetën të plagosur. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e dënoi sulmin në platformën X, duke e cilësuar atë si një “sulm brutal” ndaj një zone të banuar. Ora 16:43 Putin e pranon: Sulmet me dronë nga Ukraina po dëmtojnë ekonominë tonë Vladimir Putin ka pranuar se fushata me dronë e Ukrainës kundër rafinerive dhe infrastrukturës së saj të naftës po ndikon në ekonomi.Sipas mediave të huaja, Presidenti rus foli më herët sot në Këshillin për Zhvillim Strategjik dhe Projekte Kombëtare në Moskë.Gjatë fjalës së tij Putin pretendoi se: "Të dhënat statistikore tregojnë se performanca ekonomike, ndonëse modeste në përgjithësi, mbetet pozitive.""Është e qartë se ritmi i aktivitetit ekonomik po ndikohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë presionin e jashtëm, si dhe sulmet terroriste ndaj objekteve industriale dhe të infrastrukturës. Natyrisht, sulme të tilla nuk kanë dhe nuk mund të rezultojnë në pasoja kritike. Megjithatë, ato na shkaktojnë dëm. Kjo është e qartë dhe ne e njohim dhe e kuptojmë plotësisht", tha mes të tjerash Putin. Share SI.E./R.Xh/ReportTv.al Volodymyr Zelensky Sergej Sobyanin lufta ne ukraine ukraine Rusi Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 26.9% Social media 16.3% Vota total: 4033 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
