Dosja e Zezë e Bekim Bulicës Vrasja që zbuloi anën e errët të “Principote”, mediat portugeze fokus te e shkuara e errët e Bekim Bulicës… Vrasja me thikë e turistit të ri Miguel Mendes në Ksamil nuk është më vetëm një kronikë e rëndë shqiptare. Ngjarja ka kaluar kufijtë dhe po raportohet gjerësisht në Portugali, vendi i viktimës, duke ekspozuar para publikut të huaj jo vetëm krimin, por edhe rrethanat e rënda që e shoqëruan atë.
Mediat portugeze raportojnë se 20-vjeçari ndodhej në Shqipëri si turist kur u vra pas një konflikti që, sipas të dhënave të publikuara deri tani, nisi rreth orës 05:15 në ambientet e “Principote” dhe vijoi më pas në plazh, pranë një tjetër lokali.
ZAP shkruan se 11 persona janë ndaluar në lidhje me ngjarjen, ndërsa autori kryesor i dyshuar, 29 vjeç, u kap disa orë më vonë në Levan, teksa tentonte të largohej drejt Tiranës i fshehur në bagazhin e një automjeti. Dy shtetas turq që ndodheshin në automjet dyshohet se e ndihmuan në arratisje.
Por ajo që e bën historinë shumë më problematike për autoritetet shqiptare është ajo që del përtej vetë vrasjes. Në qendër shfaqet “Principote”, njerëzit që garantonin sigurinë e lokalit dhe mbi të gjitha pronari i tij, Bekim Bulica. Foto-bomba/ Endri Haxhiu, krahu i djathtë i ministrit të Turizmit Blendi Gonxhe, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez
19 Gusht, 11:49 Historia e “Principote” dhe e Bulicës tashmë ka kaluar edhe te publiku portugez. Një postim në komunitetin r/portugal në Reddit për vrasjen e turistit ka gjeneruar diskutime, ndërsa në komente është përmendur drejtpërdrejt edhe Bekim Bulica dhe historiku i raportuar më parë për të në Shqipëri.
Një përdorues, duke iu referuar raportimeve shqiptare, shkruan se pronari i klubit rezulton të ketë pasur më parë probleme me policinë dhe citon pikërisht emrin e Bekim Bulicës.
“Është si të shkosh në klube nate në Lisbonë, mund të vdesësh. Ato klube të drejtuara nga mafia turke dhe ruse, ku përpiqen të zhvasin para, ndonjëherë përfjnë kështu. Me sa duket, pronari i klubit ka tashmë një dosje policore: "Principotes", vendi i krimit/ Pronari "në hije" Bekim Bulica, i lidhur me ngjarje të rënda kriminale, dhunoi policin me një shkop gome 3 vjet më parë. Megjithatë, Shqipëria është një vend i sigurt për turistët, shumë ekzotik dhe me çmime të lira”, shkruhet aty. “Principote” e bandës Bulica: turizmi që Edi Rama i ofron BE-së; vrasje, pengmarrje dhe trafik droge
18 Gusht, 13:27 Fakti që emri i Bulicës dhe raportimet e mëparshme shqiptare për të kanë depërtuar në diskutimin portugez tregon se jehona e ngjarjes po shkon përtej pyetjes se kush e goditi me thikë turistin. Publiku po kërkon të kuptojë edhe se çfarë ishte ambienti ku nisi konflikti dhe cilët ishin njerëzit që qëndronin pas tij.
Edhe më domethënës është drejtimi që ka marrë debati. Një tjetër përdorues shprehet se, pasi ka lexuar lajmin, e ka të vështirë të besojë se Shqipëria është vërtet e sigurt, duke iu referuar faktit se në të njëjtën histori shfaqen njerëz të lidhur me lokalet dhe një punonjës policie. Të tjerë kundërshtojnë, duke argumentuar se një krim i vetëm nuk mund të përdoret për të gjykuar sigurinë e një vendi të tërë.
Por dëmi për imazhin e Shqipërisë nuk mbetet më vetëm te kronika e zezë. Vrasja po ushqen jashtë vendit një debat mbi sigurinë e turistëve dhe mbi mënyrën se si funksionojnë disa prej bizneseve në zonat më të frekuentuara turistike.
Edhe mediat portugeze e kanë futur “Principote” dhe Bekim Bulicën në raportimet e tyre. “Jornal de Notícias”, duke iu referuar zhvillimeve të hetimit, shkruan:
“Midis të ndaluarve janë një oficer policie dhe një oficer i policisë bashkiake nga Gjirokastra, të cilët ishin në detyrë sigurie në lokalin ‘Principote’ dhe nuk bënë asgjë për të parandaluar krimin. Pronari i lokalit ku dyshohet se filloi grindja, i identifikuar si Bekim Bulica, u shpall në kërkim për largimin nga vendi i ngjarjes pa njoftuar autoritetet. Pronari i "Principote" ka një precedent penal për sulm ndaj një oficeri policie tre vjet më parë”, shkruan “Jornal de Notícias”.
Këtu historia bëhet edhe më e rëndë për institucionet shqiptare. Sot qytetarë dhe media portugeze po kërkojnë të dinë se kush është Bekim Bulica dhe çfarë është “Principote”, ndërsa sipas informacioneve të publikuara më parë nga “Pamfleti”, institucionet shqiptare kishin prej kohësh të dhëna për të.
“Pamfleti” ka raportuar se për Bulicën kishte informacione të ardhura nga Franca, raportime të SHISH dhe të dhëna të përcjella në organet e drejtësisë. Po sipas burimeve të gazetës, BKH kishte nisur verifikime lidhur me dyshimet për pastrim parash, ndërsa në dosjet e drejtësisë ishin evidentuar lidhje të tij me kompani të regjistruara në emër të familjarëve.
Në raportimet e mëparshme janë përmendur B&F Diagnostics sh.p.k. dhe Bulica Pharma sh.p.k., ndërsa “Pamfleti” ka ngritur prej kohësh pikëpyetje mbi origjinën e kapitalit të investuar në aktivitetet e lidhura me Bulicën dhe në zonën turistike të Ksamilit.
Nëse këto informacione kanë qenë realisht në dispozicion të institucioneve, atëherë pyetja nuk është më vetëm se çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit kur u vra Miguel Mendes. Pyetja është se çfarë kanë bërë institucionet gjatë muajve dhe viteve që i paraprinë kësaj ngjarjeje.
Sepse Bekim Bulica nuk është një emër që doli për herë të parë pas vrasjes së turistit. “Pamfleti” ka raportuar më herët për të dhëna që e lidhnin atë me dyshime për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, si dhe për informacione të përcjella nga autoritetet franceze në drejtim të institucioneve shqiptare lidhur me një rrjet shqiptar të shpërndarjes së kokainës në Francë. Këto janë pretendime dhe të dhëna të raportuara, të cilat duhet të provohen nga organet e drejtësisë, por pikërisht ekzistenca e tyre e bën të pashmangshme pyetjen: çfarë u bë me informacionet që mbërritën në Shqipëri?
Dhe mbi të gjitha, si funksiononte “Principote” në këtë sfond?
Pas vrasjes rezultoi se në sigurinë e ambienteve ishin përfshirë edhe punonjës të strukturave shtetërore. Kjo hap një tjetër kapitull që kërkon përgjigje: si përfnin njerëz me uniformë duke punuar paralelisht për sigurinë e bizneseve private dhe çfarë marrëdhëniesh ekzistonin mes tyre dhe personave që kontrollonin këto aktivitete?
Në një vend ku turizmi është kthyer në një nga kartat kryesore të promovimit ndërkombëtar të qeverisë, kjo nuk është një çështje dytësore. Ksamili është ndër imazhet më të përdorura për të shitur Shqipërinë turistike në Europë. Sot, megjithatë, emri i tij po shfaqet në mediat portugeze për një arsye krejt tjetër.
Një turist 20-vjeçar erdhi për pushime dhe u vra me thikë. I dyshuari kryesor u kap disa orë më vonë i fshehur në bagazhin e një automjeti. Persona të tjerë dyshohet se e ndihmuan të largohej. Në hetim kanë përfunduar edhe punonjës të strukturave shtetërore, ndërsa në sfond të gjithë historisë qëndrojnë “Principote” dhe Bekim Bulica.
Sot emri i Bulicës nuk po diskutohet më vetëm në Shqipëri. Ai ka kaluar në mediat dhe debatin publik portugez, ku njerëzit po përpiqen të kuptojnë jo vetëm mënyrën se si u vra një bashkëkombës i tyre, por edhe ambientin në të cilin ndodhi krimi.
Qeveria mund ta promovojë Shqipërinë përmes miliona vizitorëve, plazheve, resorteve dhe rekordeve turistike. Por siguria e turistëve nuk matet vetëm me numrin e atyre që hyjnë në kufi. Ajo matet edhe me aftësinë e shtetit për të kontrolluar territorin, për të hetuar sinjalizimet për aktivitet kriminal, për të verifikuar origjinën e parave të investuara dhe për të mos lejuar që punonjës të strukturave shtetërore të ndërthuren në mënyrë të dyshimtë me interesa private.
Pikërisht për këtë arsye, pas vrasjes së Miguel Mendes nuk mjafton vetëm përgjigjja për pyetjen “kush e vrau?”.
Tani institucionet duhet të japin një përgjigje edhe për një pyetje shumë më të hershme dhe shumë më të sikletshme:
Çfarë dinte shteti për Bekim Bulicën dhe “Principote” përpara se një turist 20-vjeçar të humbiste jetën në Ksamil dhe, nëse i kishte informacionet, pse nuk veproi në kohë? /Pamfletibekim bulica principotes Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Përplasen dy skafe në liqenin e Komanit, disa persona të plagosur 19 Gusht 2026, 15:4415:44Kronike Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin 19 Gusht 2026, 14:2014:20Kronike Sherr me kaçavida mes të miturve në Kombinat, procedohen penalisht 28 të mitur 19 Gusht 2026, 13:2713:27Kronike Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhet dëshmia e autorit Sokrat Vata: E qëllova për vetëmbrojtje 19 Gusht 2026, 13:2813:28Kronike Ylli Zalla nxjerr blof ministrin Lamallari: U vetëdorëzova, policia do të më vrasë! 19 Gusht 2026, 12:4812:48Kronike Nga ‘G Class’ te ‘AMG’, sekuestrohen 3 makina luksi në Tiranë me vlerë 450 mijë euro (Video) 19 Gusht 2026, 12:3512:35Kronike

