Lajme Zone
EkonomiReport TV

Modernizohet skema e ujitjes së tokave bujqësore në Konispol të Sarandës, Salla inspekton investimin e Bankës Botërore! Rama: Kosto më të ulëta për fermerët


Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, inspektoi punimet për skemën e re të ujitjes në Mursi, investim i financuar nga Banka Botërore. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga vizita.

Rreth 2,215 hektarë tokë bujqësore në fshatin Mursi në Konispol të Sarandës do të kalojnë nga sistemi tradicional i ujitjes me përmbytje në një sistem modern me presion, përmes një investimi të financuar nga Banka Botërore. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, inspektoi punimet për modernizimin e skemës ujitëse, duke bërë të ditur se rrjeti i ri i tubacioneve dhe hidranteve synon të reduktojë humbjet e ujit dhe kostot për fermerët. LEXO edhe...Më shumë hapësira për sport, përfn shkolla e re në Lapardha të Beratit, Rama: Fëmijët do të kenë mundësi të rriten, garojnë dhe argëtohen Sipas ministrit, me rrjetin e ri fermerët do të kenë mundësi të përdorin sistemet e ujitjes me pika dhe shihedhës. ““Inspektuam punimet për modernizimin e skemës ujitëse të Mursisë, një investim i financuar nga Banka Botërore, që ndryshon tërësisht mënyrën e ujitjes në këtë zonë, duke kaluar nga sistemi tradicional me përmbytje në ujitje moderne me presion për rreth 2,215 hektarë tokë bujqësore. Përmes rrjetit të ri të tubacioneve dhe hidranteve, fermerët do të kenë më pak humbje uji, kosto më të ulëta dhe mundësi për përdorimin e sistemeve me pika dhe shihedhës, ndërsa paralelisht po punojmë për bujqësinë e zgjuar me sensorë dhe stacione meteorologjike. Një investim që kursen burimet ujore, ul kostot për fermerët dhe e bën bujqësinë më të qëndrueshme përballë ndryshimeve klimatike”, tha Salla. Pamje nga punimet në Mursi të Konispolit ndau edhe kryeministri Edi Rama i cili vuri theksin tek kostot e ulëta dhe mundësitë e mëdha për fermerët. "Puna për modernizimin e skemës ujitëse të Mursisë, një investim që ndryshon tërësisht mënyrën e ujitjes në këtë zonë. Përmes rrjetit të ri të tubacioneve dhe hidranteve, fermerët do të kenë më pak humbje uji, kosto më të ulëta dhe mundësi për përdorimin e sistemeve me pika dhe shihedhës" shkroi Rama U.D/E.H/ReportTv.al banka boterore andis salla edi rama mursi sarande xarre ujitje konispol Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.6% Shoqëria 27.1% Social media 16.3% Vota total: 4083 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?