Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në varrezat masive në Zubin Potok janë gjetur mbetjet kockore që dyshohet se u përkasin 23 individëve. Mbetjet janë identifikuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse. LEXO edhe...Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, PDK letër Avni Deharit: Mos e thelloni shkeljen e Kushtetutës, thirreni seancën konstituive me 20 gusht! Tre persona janë nën hetim për krime kundër popullsisë civile. Ata po mbahen në paraburgim. Gërmimet në Zubin Potok janë duke u zhvilluar prej javësh në tri lokacione, përfshirë Kalludrën e Vogël dhe Jakubën, pas një hetimi rreth dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte. Njoftimi: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Insitutin e Mjekësisë Ligjore, njofton opinionin publik se, në kuadër të veprimeve të gërmimit dhe ekshumimit në rastin në Zubin Potok, në lokacionet e dyshuara, të mërkurën është konfirmuar nga mjeko-ligjorët edhe gjetja e radhës. Gjatë këtyre veprimeve, bazuar në vlerësimin preliminar, ekipet e Insitutit të Mjekësisë Ligjore kanë identifikuar mbetje kockore, të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve. Identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe në koordinim me institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojnë veprimet hetimore dhe procedurale që lidhen me këtë rast. Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit. PSRK, Policia e Kosovës dhe IML-ja shprehin përkushtimin e tyre për një proces profesional, të paanshëm dhe të dokumentuar, me respekt të plotë për dinjitetin e viktimave dhe familjeve të personave të zhdukur, dhe çdo zhvillim i ri do të mund të bëhet publik në përputhje me kërkesat ligjore dhe interesin e hetimit. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al prokuroria speciale e kosoves kosove varr masiv Zubin Potok Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 26.9% Social media 16.3% Vota total: 4033 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

