Rusia ka ndërmarrë sulme të reja gjatë natës ndaj Kievit dhe rajonit përreth, duke goditur infrastrukturën dhe një urë të rëndësishme mbi lumin Dnipro. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se ura veriore u godit gjatë ofensivës, ndërsa ekipet e emergjencës u dërguan në zonë. Nga sulmet janë dëmtuar gjithashtu linja elektrike dhe infrastruktura të tjera. Mijëra persona po largohen nga kryeqyteti ukrainas pas bombardimeve. Në Hostomel, në rajonin e Kievit, dronët rusë goditën disa magazina farmaceutike. Sipas autoriteteve ukrainase, katër persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një vajzë e mitur. LEXO EDHE:Analiza: A po e ringjall Putini 'Serbinë e Madhe'? Pavarësisht sulmeve të fundit, Ministria e Jashtme ukrainase tha se deri tani nuk ka marrë njoftime nga ambasadat e huaja për plane për evakuim apo zhvendosje nga Kievi. Ukraina po përgatit një plan për të përshpejtuar identifikimin e trupave dhe mbetjeve të shtetasve ukrainas të riatdhesuar nga Rusia. Sipas kreut të Zyrës Presidenciale, Kyrylo Budanov, janë kthyer mbi 26 mijë trupa dhe mbetje, një pjesë e konsiderueshme e të cilave ende nuk janë identifikuar. Ndwrkohw, Japonia njoftoi sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë, duke përfshirë 35 anije të së ashtuquajturës “flotë hije”, që përdoret për transportin e naftës ruse dhe shmangien e sanksioneve. SI.E./Shqiptarja.com TAG: lufta ne ukraine ukraine Rusi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.5% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3465 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
