Lajme Zone
Aeroporti në Bjellorusi mbyllet pas raportimit për një dron të dyshimtë, avionë luftarakë të NATO-s ngrihen në ajër
BotëTop Channel

Aeroporti në Bjellorusi mbyllet pas raportimit për një dron të dyshimtë, avionë luftarakë të NATO-s ngrihen në ajër

Lituania ka qenë në gatishmëri të lartë pas një raportimi për një dron, i cili dyshohet se ka hyrë në vend nga Bjellorusia.

Lituania ka qenë në gatishmëri të lartë pas një raportimi për një dron, i cili dyshohet se ka hyrë në vend nga Bjellorusia. Autoritetet mbyllën aeroportin e Vilniusit, ndërsa u mobilizuan edhe avionë luftarakë të NATO-s .

Konkretisht, avionët luftarakë që morën pjesë në misionin e patrullimit ajror të NATO-s në Baltik u ngritën pas raportimit të pranisë së avionit pa pilot.

Informacioni në lidhje me incidentin dhe mobilizimin pasues u publikua nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Krizave në Lituani.

Në të njëjtën kohë, autoritetet kompetente rekomanduan që banorët në zonën e madhe të Vilniusit të mbeten në gatishmëri për të kërkuar strehim, nëse është e nevojshme. Top Channel