Zyrtarët më të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së zhvilluan të premten një takim të mbyllur në Camp David, ku diskutuan hapat e ardhshëm në luftën me Iranin dhe konfliktin mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Huthi në Jemen. Sipas Axios, takimi u kryesua nga zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe nuk ishte njoftuar paraprakisht nga administrata Trump. Në të morën pjesë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff, drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe kryetari i Shefave të Shtabeve të Përbashkëta, gjenerali Dan Caine.
Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga Axios, takimi zgjati disa orë dhe në të u diskutuan në detaje vendimet e mundshme për dy frontet e konfliktit. Një takim i ngjashëm në Camp David ishte zhvilluar në qershor 2025, vetëm disa ditë përpara përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. 🇺🇸 🇮🇷 🇾🇪 BREAKING: Axios reports that President Trump and senior security officials convened for an unannounced and highly unusual meeting at Camp David on Friday to deliberate on the conflict in Iran and the situation in Yemen. JD Vance chaired the gathering, joining Secretary of State Marco Rubio, Secretary of War Pete Hegseth, Special Presidential Envoy Steve Witkoff, CIA Director John Ratcliffe, and Joint Chiefs Chairman Gen. Dan Caine.
The White House did not publicly disclose the summit, drawing immediate parallels to a similarly secretive meeting in June 2025 that occurred mere days before Israel’s strike on Iran. According to one U.S. official, the event was highly significant, noting that major actions were either firmly decided upon or extensively debated.
— Commentary Donald J. Trump Truth Social Posts On X (@TrumpTruthOnX) October 3, 2026 Takimi zhvillohet në një moment kur negociatat me Teheranin kanë ngecur dhe administrata Trump po shqyrton hapat e ardhshëm ushtarakë ndaj Iranit. Presidenti Donald Trump tha të enjten se Irani duhet të zgjedhë mes arritjes së një marrëveshjeje dhe përballjes me pasojat. 🇺🇸🇾🇪 The last time this happened, a war started days later: Trump’s top security team met in secret at Camp David on Iran and Yemen
Three US officials told Axios that JD Vance chaired hours of talks on Friday with Rubio, Hegseth, Witkoff, CIA chief John Ratcliffe and Joint Chiefs Chairman Dan Caine, and one said decisions were made or at least deeply discussed.
Asked about his next move while they met, Trump teased it:
"If I told you, you would have a major story. But you will see."
Whatever was settled up there will be paid for by exhausted troops already on back-to-back deployments and voters who mostly say this war wasn’t worth it, and FIVE WEEKS before an election, they deserve more than "you will see."
Source: Axios / Writer: Daniel
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) October 3, 2026 Ndërkohë, Arabia Saudite po i kërkon Uashingtonit të mbështesë një ofensivë të planifikuar kundër Huthive në Jemen, përfshirë sulme ajrore. SHBA-ja deri tani nuk ka vendosur të marrë pjesë drejtpërdrejt në ofensivë, por po ofron mbështetje jo-luftarake, përfshirë të dhëna inteligjence dhe informacione për objektivat.
I pyetur të premten se cili do të jetë hapi i radhës i administratës në lidhje me Iranin, Trump nuk dha detaje konkrete, duke thënë se zhvillimet do të bëhen të ditura më vonë. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar raportimet për takimin sekret në Camp David. Top Channel

