Lajme Zone
Sulm me dronë i Rusisë në rajonin e Kharkivit, bilanc me dy të vdekur dhe dy të plagosur
BotëTop Channel

Sulm me dronë i Rusisë në rajonin e Kharkivit, bilanc me dy të vdekur dhe dy të plagosur

Gjashtë dronë të lëshuar nga forcat e armatosura ruse gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes goditën fshatin Lebyazhe, në distriktin Chuhuiv, në rajonin e Kharkivit, duke shkaktuar dy viktima.

Gjashtë dronë të lëshuar nga forcat e armatosura ruse gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes goditën fshatin Lebyazhe, në distriktin Chuhuiv, në rajonin e Kharkivit, duke shkaktuar dy viktima. Sipas guvernatorit të Kharkivit, Oleg Synegubov, i cituar nga agjencia ukrainase Unian, nga sulmi humbën jetën një 73-vjeçar dhe një grua 66-vjeçare.

Dy persona të tjerë, një burrë 41-vjeçar dhe një grua 73-vjeçare, mbetën të plagosur dhe morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sulmi shkaktoi gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale. “U regjistruan zjarre në pesë banesa private, tre prej të cilave u shkatërruan plotësisht”, deklaroi Synegubov.

Sipas tij, janë dëmtuar gjithashtu 20 banesa private, përfshirë edhe tre ndërtesa ndihmëse.

“Të gjitha shërbimet e emergjencës po punojnë me intensitet të plotë”, shtoi guvernatori i Kharkivit.

Sulmet ruse me dronë ndaj zonave të banuara në Ukrainë vazhdojnë të shkaktojnë viktima dhe dëme të mëdha materiale, ndërsa lufta mes Moskës dhe Kievit vijon. Top Channel