Lajme Zone
Sulm masiv me dronë ukrainas drejt Moskës, Rusia: Rrëzuam 493 mjete ajrore brenda 11 orësh
PolitikëBalkanWeb

Sulm masiv me dronë ukrainas drejt Moskës, Rusia: Rrëzuam 493 mjete ajrore brenda 11 orësh

Mbrojtja ajrore ruse pretendon se ka kapur dhe shkatërruar 493 dronë ukrainas të drejtuar drejt Moskës dhe rajonit përreth, gjatë natës nga e hëna në të martë.

Mbrojtja ajrore ruse pretendon se ka kapur dhe shkatërruar 493 dronë ukrainas të drejtuar drejt Moskës dhe rajonit përreth, gjatë natës nga e hëna në të martë. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, përmes një postimi në Telegram. Sipas tij, dronët u pikasën mes orës 20:30 të 2 nëntorit dhe orës 07:30 të 3 nëntorit. Sobyanin deklaroi se shumica e mjeteve ajrore pa pilot u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes në zona të largëta, ndërsa 187 dronë u neutralizuan gjatë afrimit drejt kryeqytetit rus. Sulmet me dronë ndaj Moskës vijnë në një moment të rëndësishëm për zhvillimet ndërkombëtare, ndërsa në SHBA po zhvillohen zgjedhjet e mesmandatit, të cilat konsiderohen një provë politike për presidentin Donald Trump. Ky i fundit u ka bërë thirrje palëve ndërluftuese që të ndalojnë sulmet e ndërsjella ndaj infrastrukturës energjetike, në një përpjekje për të ulur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb