Sulm masiv me dron ukrainas ndaj Rusisë Rusia është përballur me një sulm masiv me dronë ukrainas gjatë natës, ku sipas autoriteteve ruse kanë humbur jetën dy persona dhe është goditur një rafineri nafte.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin deklaroi se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 338 dronë që po drejtoheshin drejt kryeqytetit. Sipas tij, gjatë sulmit është goditur një pjesë e një rafinerie nafte, ku ka shpërthyer zjarr. Sulmet kanë shkaktuar edhe probleme në transportin ajror, duke bërë që mbi 30 fluturime tw ezullohen në aeroportet e Moskës.
Sobyanin e cilësoi sulmin si të paprecedentë dhe akuzoi Ukrainën se po përpiqet të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Rusi. Sipas tij, që prej së shtunës, mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar mbi 1.600 dronë ukrainas në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 450 ishin drejtuar drejt Moskës.
“Sulmi i paprecedentë ishte planifikuar qartësisht me qëllim pengimin e zgjedhjeve. Armiku nuk ia doli”, deklaroi kryebashkiaku i Moskës në Telegram.
Sulmi vjen në ditën e tretë dhe të fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi, të parat që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës. Qytetarët rusë po votojnë për të zgjedhur 450 deputetët e Dumës Shtetërore.
Presidenti Vladimir Putin e ka paraqitur votimin si një tregues të mbështetjes për ushtrinë ruse dhe luftën në Ukrainë. Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, synon të ruajë dominimin në parlament, ndërsa shumica e kandidatëve kundër luftës janë përjashtuar nga gara. Kievi i ka cilësuar zgjedhjet si një farsë, ndërsa autoritetet ruse kanë raportuar edhe sulme kibernetike ndaj sistemit të votimit elektronik në Moskë.
Ndërkohë të paktën tre persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë në një sulm rus në rajonin e Kievit të shtunën.
Timur Tkachenko, kreu i komandës ushtarake në kryeqytetin ukrainas, tha se një grua dhe dy fëmijë u vranë në një sulm rus në zonën Fastiv të shtunën në mbrëmje.
Duke cituar burime policore, gazeta Kyiv Independent raportoi se një dron rus goditi një shtëpi në komunitetin Khlevakha, duke vrarë një nënë 39-vjeçare, djalin e saj dyvjeçar dhe një vajzë trevjeçare. Nuk ishte e qartë nëse vajza ishte fëmija i saj.Sulmi dëmtoi gjithashtu ndërtesat aty pranë dhe një makinë, tha Tkachenko.
Kryeqyteti ukrainas dhe rrethinat e tij janë shënjestruar vazhdimisht nga sulmet me raketa dhe dronë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.sulm masiv me dron ukrainas ndaj rusisë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Houthit mesazh Italisë pas sulmit në Arabinë Saudite: Nuk jemi në luftë me ju 20 Shtator 2026, 07:2107:21Rajoni dhe Bota Trump hap sondazh, kërkon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale 20 Shtator 2026, 07:1907:19Rajoni dhe Bota Fico ngre alarmin për Evropën: Po kërkohet një konflikt mes NATO-s dhe Rusisë! 19 Shtator 2026, 22:2522:25Rajoni dhe Bota Në Gaza, aktorët luajnë një luftë që ende e jetojnë! 19 Shtator 2026, 21:5521:55Rajoni dhe Bota Trump nxjerr CNN, MS NOW dhe Politico nga Shtëpia e Bardhë 19 Shtator 2026, 21:4721:47Rajoni dhe Bota ‘Hesape’ ballkanase në portën e BE-së, Kroacia bllokon integrimin e Malit të Zi! 19 Shtator 2026, 21:4021:40Rajoni dhe Bota

