Ermal Nufi dhe Pirro Vengu / Ndërsa ish-ministri Besfort Lamallari, më 18 gusht, i dha 9.6 milionë euro paradhënie për blerje automjetesh për IKMT-në, të cilat izraeliti Ron Yeffet nuk i ka sjellë akoma... Dokumentet e Thesarit zbulojnë 5 pagesa të ushtrisë për 'Timak Defence' të izraelitit Ron Yeffet, nga 10 miliardë lekë për pajisje anti-dron te automjetet taktike; të gjitha brenda 24-48 orësh nga fatura, pa asnjë dorëzim. Ndërsa kompania raporton humbje 118 milionë lekë, ish-ministri Lamallari i dha edhe 9.6 milionë euro të tjera paradhënie për IKMT-në, ndërsa makinat ende nuk kanë mbërritur. "Pamfleti" po publikon dokumente dhe të dhëna zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, nga strukturat përbërëse të saj dhe nga Thesari i Shtetit, me të cilat vërtetohen aferat financiare me buxhetin e ushtrisë, në favor të mafiozit izraelit Ron Yeffet, mik dhe klient i kryeministrit Edi Rama.
Në muajin tetor 2025, kur Ministër i Mbrojtjes ishte Pirro Vengu, dhe në muajt mars, prill e qershor 2026, në drejtimin e ministrit Ermal Nufi, ushtria i ka bërë 5 pagesa me vlerë rreth 34 milionë euro me TVSH kompanisë "Timak Defence", ku Ron Yeffet dhe Arjeta Puca kanë 80% aksione, ndërsa shoqëria "Kayo" e Ministrisë së Mbrojtjes ka 20% aksione. Pesë pagesat që i janë bërë Ronit të Edi Ramës:
· Reparti Ushtarak Nr. 3001 në Rinas-Tiranë, strukturë e Forcës Ajrore të Ushtrisë, i ka paguar kompanisë "Timak Defence" vlerën 10 miliardë, 130 milionë e 650 mijë lekë të vjetra pa TVSH, për blerje mjetesh dhe pajisjesh teknike, me Kontratë nr. 1980/1, datë 13 tetor 2025, me Faturë nr. 79/2026, datë 23 qershor 2026, çuar në Thesar në datën 24 qershor 2026, bërë pagesa brenda 24 orësh, në datën 25 qershor.
· Përsëri Reparti Ushtarak Nr. 3001 i ka paguar kompanisë "Timak Defence" vlerën 5 miliardë e 682 milionë lekë të vjetra pa TVSH, për pajisje të sistemit anti-dron, me Kontratë Nr. 5774/2, datë 10 tetor 2025, çuar në Thesar me Faturë nr. 25, datë 24 prill 2026, bërë pagesa më 27 prill.
· Përsëri Reparti Ushtarak Nr. 3001 i ka paguar kompanisë "Timak Defence" vlerën 6 miliardë e 819 milionë lekë të vjetra pa TVSH, për blerje pajisjesh përsëri për sistemin anti-dron, me Kontratë Nr. 1980/1, datë 13 tetor 2025, me Faturë Nr. 1, datë 27 tetor 2025, çuar në Thesar në datën 28 tetor 2025 dhe likuiduar në datën 29 tetor.
· Qendra e Furnizimit të Materialeve Teknike-Tiranë, që është strukturë logjistike e ushtrisë, i ka paguar kompanisë "Timak Defence" vlerën 110 milionë, 184 mijë e 272 lekë të vjetra pa TVSH, për blerje automjete speciale, me Kontratë Nr. 4173/1, datë 23 prill 2026, me Faturë nr. 30/2026, çuar në Thesar në datën 25 maj 2026 dhe likuiduar më 26 maj.
· Reparti Ushtarak Nr. 4300 në Vaqarr-Tiranë, që është Brigada Logjistike e Ushtrisë, i ka paguar kompanisë "Timak Defence" 4.4 miliardë lekë të vjetra pa TVSH, për blerje automjete taktike të transporteve të lehta, me Kontratë nr. 567, datë 29 tetor 2025, me Faturë nr. 2, datë 31 tetor 2025, çuar në Thesar në datën 3 nëntor 2026 dhe likuiduar në datën 4 nëntor.
Sipas informacionit të ardhur në "Pamfleti" nga burime brenda Ministrisë së Financave, prej nga varet Thesari i Shtetit, thuhet se Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, nëpërmjet strukturave në vartësi, ka bërë gati 3 fatura pagesash të tjera me vlerë rreth 13 milionë euro, për llogari të kompanisë së izraelitit Ron Yeffet.
Megjithëse kompania e tij "Timak Defence" ka marrë 34 milionë euro nga ushtria, për vitin 2025 ka raportuar bilanc me humbje 118 milionë lekë; mashtrim që ia ka miratuar dhe Ministria e Mbrojtjes, si ortake nëpërmjet shoqërisë "Kayo", madje Kryetar Bordi ishte ministri Ermal Nufi.
Ndërsa ish-Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në datën 18 gusht 2026, i dha 9.6 milionë euro paradhënie për blerje automjetesh për IKMT-në, të cilat izraeliti Ron Yeffet nuk i ka çuar akoma në këtë institucion./Pamfletiron yeffet pirro vengu ermal nufi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Zgjerohet skandali me pronat e Kastriot Haskos, fsen të tjerë emra; në skaner edhe Palasa me Darëzezën 19 Shtator 2026, 17:2017:20Anti-Mafia Shteti i Rrumpallës: Vettingu i shkarkon si prokurorë me probleme, Edi Rama i emëron në krye të hetimit Shtetëror 18 Shtator 2026, 12:1612:16Anti-Mafia Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit 17 Shtator 2026, 11:1011:10Anti-Mafia “Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës; emrat e kompanive të regjistruara në parajsën fiskale të Kryeministrit 17 Shtator 2026, 10:3310:33Anti-Mafia ALO PRONTO 2? Rrjeti i “teknikëve” që “rrjep” britanikët nga Tirana; fijet çojnë te Elisian Bici, drejtori i OST-së nën hetim për tenderë korruptiv 16 Shtator 2026, 14:3014:30Anti-Mafia “Shushunja“ IuteCredit Albania, 11.4 mln euro drejt Estonisë/ 6.3 mln euro vetëm për “menaxhim”, çfarë kontrolluan Tatimet? 15 Shtator 2026, 16:3416:34Anti-Mafia

