Lajme Zone
Sulm masiv me 338 dronë ukrainas ndaj Rusisë, 2 të vdekur, goditet një rafineri nafte! Kryebashkiaku i Moskës: Synojnë të pengojnë zgjedhjet
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sulm masiv me 338 dronë ukrainas ndaj Rusisë, 2 të vdekur, goditet një rafineri nafte! Kryebashkiaku i Moskës: Synojnë të pengojnë zgjedhjet

Kryebashkiaku i Moskës thotë se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 338 dronë që po drejtoheshin drejt kryeqytetit. Ai akuzon Ukrainën se sulmi synon të pengojë zgjedhjet parlamentare, të cilat përfundojnë sot.

Rusia është përballur me një sulm masiv me dronë ukrainas gjatë natës, ku sipas autoriteteve ruse kanë humbur jetën dy persona dhe është goditur një rafineri nafte. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin deklaroi se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 338 dronë që po drejtoheshin drejt kryeqytetit. Sipas tij, gjatë sulmit është goditur një pjesë e një rafinerie nafte, ku ka shpërthyer zjarr. Sulmet kanë shkaktuar edhe probleme në transportin ajror, duke bërë që mbi 30 fluturime tw ezullohen në aeroportet e Moskës. LEXO edhe...Putin: Rusia nuk ka qëllime agresive, gati për të rivendosur marrëdhëniet Sobyanin e cilësoi sulmin si të paprecedentë dhe akuzoi Ukrainën se po përpiqet të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Rusi. Sipas tij, që prej së shtunës, mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar mbi 1.600 dronë ukrainas në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 450 ishin drejtuar drejt Moskës. “Sulmi i paprecedentë ishte planifikuar qartësisht me qëllim pengimin e zgjedhjeve. Armiku nuk ia doli”, deklaroi kryebashkiaku i Moskës në Telegram. Sulmi vjen në ditën e tretë dhe të fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi, të parat që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Qytetarët rusë po votojnë për të zgjedhur 450 deputetët e Dumës Shtetërore. Presidenti Vladimir Putin e ka paraqitur votimin si një tregues të mbështetjes për ushtrinë ruse dhe luftën në Ukrainë. Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, synon të ruajë dominimin në parlament, ndërsa shumica e kandidatëve kundër luftës janë përjashtuar nga gara. Kievi i ka cilësuar zgjedhjet si një farsë, ndërsa autoritetet ruse kanë raportuar edhe sulme kibernetike ndaj sistemit të votimit elektronik në Moskë. SI.E./ReportTv.al lufta ne ukraine Rusi ukraine vladimir putin Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.2% Të gabuar 89% Nuk e di 4.8% Vota total: 4769 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?