Lajme Zone
Sulm kundër protestuesve? Jo vetëm Shehaj, bllokohen profilet në Instagram të 23 personave, mes tyre edhe Gent Progni
PolitikëBalkanWeb

Sulm kundër protestuesve? Jo vetëm Shehaj, bllokohen profilet në Instagram të 23 personave, mes tyre edhe Gent Progni

Revolta qytetare ka hyrë sot në ditën e saj të 96 me kërkesë kryesore dhe të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Revolta qytetare ka hyrë sot në ditën e saj të 96 me kërkesë kryesore dhe të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Ndërkohë një sulm digjital ka ndodhur ndaj profileve ë Instagram të disa prej protestuesve dhe jo vetëm. 23 profile janë mbyllur, ku mes tyre janë edhe profilet e kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe ekspertit të IT, Gent Progni. Ka qenë fillimisht Shehaj që ka njoftuar “aksionin” e ndërmarrë ndaj llogarisë së tij. Ndërkohë deputetja tashmë e pavarur pas largimit nga PS, Marjana Koçeku, ka denoncuar se numri I profileve të mbyllura është 200. “Nji valë sulmesh online ka nisë veçanërisht që ditën e djeshme kundër disa figurave opozitare me ndikim politik dhe publik. Mbi 200 faqe Instagrami me përmbajtje nga protestat janë mbyllë, përfshi këtu faqen zyrtare të deputetit Agron Shehaj, aktivistit Gent Progni dhe faqeve të njoftuna në Instagram që e kanë mbështetë vazhdimisht protestën.

Këto ditë në Forumin e Bled-it, siguria online dhe sulmet kibernetike ndaj lirisë së shprehjes ishin kryefjala e diskutimit të Komisionerëve Europianë. Qeveria jonë në Forume Ndërkombëtare e mbron këtë të drejtë me fanatizëm, por tenton me çdo kusht e çdo mjet ta shembë në shtëpinë e vet. Për këtë edhe kam raportu tashmë në institucionet e Bashkimit Europian”, shkruan ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb