Turisti që mbeti i dëmtuar në këmbë pranë “Syrit të Kaltër”, në Theth, u shpëtua falë ndërhyrjes së shpejtë të Forcës Ajrore, e cila e evakuoi me helikopterin Black Haëk nga terreni i vështirë dhe e transportoi drejt Spitalit të Traumës. Operacioni u zhvillua në një zonë të thellë malore, ku ekuipazhi i Black Haëk realizoi evakuimin nga ajri. Në pamjet e publikuara nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shihet helikopteri teksa qëndron i fiksuar mbi zonën ku kishte rënë turisti ndërsa efektivët ulin tabelën e transportit, sigurojnë turistin dhe e ngrejnë me kabëll në bord për ta transportuar drejt spitalit. LEXO edhe...Resorti i Ulajt në Rrjoll, banorët protestë përpara prokurorisë Shkodër: Nga 12 shtatori do të bllokojmë punimet në kantier (VIDEO) Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të ekuipazhit, operacioni përfi me sukses, duke bërë të mundur që turisti të merrte në kohë ndihmën e nevojshme mjekësore. U.D/SI.E./ReportTv.al turiste syri i kalter theth Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 20.9% Nuk e di 4.5% Vota total: 996 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
