Lajme Zone
Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin sot në Serbi, Vuçiç: Në varrim priten mijëra njerëz
BotëReport TV

Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin sot në Serbi, Vuçiç: Në varrim priten mijëra njerëz

Presidenti serb tha se autoritetet po përgatiten për masa të shtuara sigurie, ndërsa familja do të vendosë për ceremoninë mortore.

Dhjetëra mijëra persona mund të marrin pjesë në varrimin e Ratko Mlladiç, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës për gjenocid dhe krime lufte. Këtë e deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili njoftoi se trupi i Mlladiç është marrë dhe pritet të mbërrijë gjatë pasdites në Serbi. “Besoj se familja do të dërgojë një njoftim, por, me sa di, trupi është marrë dhe gjatë orëve të pasdites pritet të mbërrijë në Serbi. Besoj se djali i tij, Darko, në ditët në vijim do t’i njoftojë të gjithë për atë që dëshiron familja”, tha Vuçiç. LEXO edhe...Pas homazheve për Mlladiç, eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë: Të ndalen edhe fondet e BE-së Sipas presidentit serb, shërbimet e sigurisë kanë vlerësuar se ceremonia mortore mund të mbledhë një numër shumë të madh njerëzish, ndaj autoritetet do të angazhohen për garantimin e rendit. “Do të jetë shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh vlerësimet e BIA-s, agjencisë ushtarake dhe MPB-së, të cilat flasin për dhjetëra mijëra persona që mund të jenë të pranishëm. Prandaj, duhet të sigurojmë gjithçka. Shërbimet tona kanë përpara një detyrë të vështirë dhe do të përdorim të gjitha mjetet për ta garantuar këtë”, u shpreh ai. Vuçiç shtoi se shteti serb do t'i ofrojë familjes së Mlladiç mbështetje logjistike dhe transportuese për organizimin e ceremonisë. “Ne do të jemi aty për të ofruar çdo lloj mbështetjeje logjistike dhe transportuese, si dhe për të ruajtur rendin publik, paqen dhe sigurinë. Është shumë e vështirë të sigurohet dhe garantohet siguria për të gjithë”, U.D/ReportTv.al serbi Ratko Mlladiç hagë aleksander vucic Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.7% Të gabuar 21% Nuk e di 4.3% Vota total: 1081 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?