Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar ditën e sotme me Komisioneren e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos. Takimi është zhvilluar në Dublin, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që po zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve. LEXO edhe...'Gjithçka qetë në këtë anë të frontit të Ballkanit Perëndimor!' Hoxha takon homologun malazez në Samitin e Bledit: Bashkë drejt BE-së Hoxha tha se objektivi i Shqipërisë është të ecë para me vendosmëri dhe të mbyllë sa më shumë kapituj negociues gjatë këtij viti. Po ashtu, Hoxha tha se Shqipëria mbetet plotësisht të përqendruar në punën përpara dhe të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X: Kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve në Dublin. Nuk do të humbasim kurrë asnjë shans për të qenë të pranishëm kudo që flitet për zgjerimin, për të paraqitur modelin e Shqipërisë; dhe kudo që zgjerimi është në axhendë, Marta Kos është aty për ta çuar procesin përpara. Shkëmbyem mendime mbi dinamikën aktuale të procesit të anëtarësimit, perspektivat e tij dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave. Për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë: të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke vazhduar të zbatojmë reformat dhe angazhimet. Ne mbetemi plotësisht të përqendruar në punën përpara dhe të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave. Zgjerimi ka të bëjë me meritën, momentumin dhe rezultatin. Shqipëria është gati për të treja. R.Xh/ReportTv.al BE Marta Kos anetaresimi ne be Ferit Hoxha dublin Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.7% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.1% Vota total: 1179 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
