Lajme Zone
Sulm kibernetik ndaj gjigantit të kriptomonedhave, Binance! ‘Goditja’ më e madhe në histori, me vlerë 6.3 miliardë dollarë
TeknologjiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sulm kibernetik ndaj gjigantit të kriptomonedhave, Binance! ‘Goditja’ më e madhe në histori, me vlerë 6.3 miliardë dollarë

Sipas verifikimeve paraprake, sulmi mund të ketë nisur nga kompjuteri portativ i një inxhinieri të kompanisë, i cili ishte kompromentuar nga hakerat. Kjo u ka mundësuar sulmuesve të kryejnë tërheqje të paautorizuara të fondeve.

Gjiganti i kriptomonedhave Binance ka njoftuar se asetet dixhitale me vlerë rreth 6.3 miliardë dollarë (4.7 miliardë paund) janë prekur nga një sulm kibernetik, i cili dyshohet se mund të jetë më i madhi i regjistruar ndonjëherë në historinë e kriptomonedhave. Sipas mediave të huaja, platforma më e madhe në botë për shkëmbimin e kriptomonedhave bëri të ditur se rreth gjysma e këtyre aseteve është arritur të rimerret, ndërsa pjesa tjetër dyshohet se ndodhet ende në duart e hakerave. Binance ka deklaruar se do të mbulojë të gjitha humbjet e shkaktuara nga incidenti. LEXO edhe...Pr.ligji i ri/ Kontrolle të forta për kriptovalutat, Agjencia Financiare do të monitorojë transaksionet! Kapri: Paratë e pista në ndërtim! Zv.ministri Mehmeti: Po mbikëqyret Sipas verifikimeve paraprake, sulmi mund të ketë nisur nga kompjuteri portativ i një inxhinieri të kompanisë, i cili ishte kompromentuar nga hakerat. Kjo u ka mundësuar sulmuesve të kryejnë tërheqje të paautorizuara të fondeve. Ndërkohë, dy kompani të specializuara në analizën e transaksioneve të kriptomonedhave ia kanë atribuar sulmin një grupi hakerash koreano-veriorë të njohur me emrin TraderTraitor. Nëse konfirmohet, ky sulm do të tejkalonte ndjeshëm rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 2025, kur platforma e kriptomonedhave Bybit u godit nga një sulm kibernetik me vlerë rreth 1.5 miliardë dollarë. Binance nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me dyshimet për përfshirjen e hakerave nga Koreja e Veriut, por ka deklaruar se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet ligjzbatuese për të identifikuar autorët e sulmit dhe për t'i vënë ata përpara drejtësisë. R.Xh/ReportTv.al Kriptomonedhat Binance sulm kibernetik Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.7% Jo 41.3% Nuk e di 8% Vota total: 213 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?