Katër persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak italian në Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa pilotët kanë arritur të mbijetojnë. Ngjarja ndodhi në rajonin e Brçkos, në verilindje të vendit, gjatë një misioni të forcave paqeruajtëse evropiane EUFOR-Althea, të drejtuar aktualisht nga Italia. Sipas informacioneve paraprake të Ministrisë italiane të Mbrojtjes, dyshimet e para lidhen me një defekt teknik, megjithëse shkaqet e sakta të aksidentit ende nuk janë përcaktuar. Një nga pistat që po shqyrtohet është bllokimi ose ndryshimi i drejtimit të rrotullimit të njërit prej rotorëve, çka mund të ketë shkaktuar humbjen e kontrollit dhe rrotullimin e pazakontë të helikopterit para përplasjes. LEXO edhe...Rrëzimi i helikopterit në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah Italisë dhe aleatëve në NATO Bëhet fjalë për një helikopter të tipit CH-47F Chinook, të prodhuar nga Boeing në bashkëpunim me Leonardo. Sipas autoriteteve italiane, është ende herët për të nxjerrë përfundime dhe hetimet për përcaktimin e shkaqeve mund të zgjasin disa ditë. Nga katër viktimat, dy i përkasin personelit të Kryqit të Kuq ndërsa detaje të tjera mbi identitetin e tyre nuk janë bërë ende të ditura. Ndërkohë mbijetesa e pilotëve është konsideruar nga zyrtarë të qeverisë italiane si një “mrekulli”. Ambasadorja italiane në Bosnjë-Hercegovinë, Sarah Castellani konfirmoi se helikopteri i misionit EUFOR-Althea u rrëzua në zonën e Brçkos, pranë kufirit me Kroacinë. Sipas saj, aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë fazës së ngritjes nga aeroporti i Brçkos. Pas tragjedisë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto, zhvilloi një homazh në Villaggio della Difesa në Romë, në nderim të viktimave. Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit dhe për të përcaktuar nëse rrëzimi është shkaktuar nga një defekt mekanik apo nga faktorë të tjerë. A.C/A.Hl/ReportTv.al Bosnje Hercegovina aksident ajror giorgia meloni Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 51.1% Jo 40.1% Nuk e di 8.8% Vota total: 227 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
