Lajme Zone
Sulm izraelit ndaj spitalit Nasser në Gaza, 6 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur, mes viktimave edhe një kirurg
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sulm izraelit ndaj spitalit Nasser në Gaza, 6 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur, mes viktimave edhe një kirurg

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror izraelit ndaj Spitalit Nasser, në qytetin e Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës. Bombardimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, më 12 nëntor, ndërsa mes viktimave raportohet edhe një kirurg.

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror izraelit ndaj Spitalit Nasser, në qytetin e Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës. Bombardimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, më 12 nëntor, ndërsa mes viktimave raportohet edhe një kirurg. Lajmi u konfirmua nga Mbrojtja Civile Palestineze. Zëdhënësi i këtij shërbimi, Mahmoud Bassal, i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) se gjashtë persona kishin humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë ishin plagosur. Edhe vetë spitali konfirmoi numrin e viktimave. Sipas autoriteteve lokale, sulmi goditi një ndërtesë brenda kompleksit mjekësor, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sallat e operacionit dhe njësitë e kujdesit intensiv. Mes viktimave ishte edhe një kirurg, raportoi agjencia Reuters. I pyetur për sulmin, një zëdhënës i ushtrisë izraelite deklaroi se informacioni ishte duke u verifikuar, pa dhënë detaje të tjera.

sht. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb