Lajme Zone
“Suksese në udhëheqjen e vendit gjatë një prej kapitujve më të vështirë”/ Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Suksese në udhëheqjen e vendit gjatë një prej kapitujve më të vështirë”/ Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për emërimin e kryemi...

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për emërimin e kryeministrit të ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi.

Në një reagim në “X”, Rama shkruan se i uron sukses Koretskyi-t në udhëheqjen e vendit krahas presidentit Volodymyr Zelensky, ndërsa shton se Ukraina ndodhet në njërin prej kapitujve më të vështirë në historinë e saj.

Ndër të tjera thekson mbështetjen e Shqipërisë ndaj qeverisë dhe popullit të Ukrainës në luftën e tyre për liri dhe paqe të qëndrueshme. “Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Verkhovna Rada e Ukrainës. I uroj suksese teksa i bashkohet Presidentit Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës gjatë një prej kapitujve më të vështirë të historisë së saj, me guxim, qëndresë dhe vendosmëri. Shqipëria qëndron e palëkundur përkrah Presidentit Zelenskyy, Qeverisë së Ukrainës dhe popullit ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme”, thuhet në postimin e Ramës. Congratulations to Prime Minister Serhii Koretskyi on his appointment by the Verkhovna Rada of Ukraine.I wish him every success as he joins President Volodymyr Zelenskyy in leading Ukraine through one of the most difficult chapters in its history, with courage, resilience, and…

— Edi Rama (@ediramaal) July 17, 2026 Parlamenti i Ukrainës miratoi më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kandidatura e tij mori mbështetjen e 289 deputetëve, duke i hapur rrugën formimit të Qeverisë së re pas dorëheqjes së kabinetit të mëparshëm.

Procesi i riformatimit të qeverisë nisi këtë javë, pasi parlamenti pranoi më 15 korrik dorëheqjen e kryeministres Yuliia Svyrydenko dhe gjithë kabinetit të saj.

Serhii Koretskyi është një drejtues ukrainas me një karrierë të gjatë në sektorin energjetik dhe atë privat. Që nga viti 2025 ai ka mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv të Naftogaz, kompanisë më të madhe shtetërore të naftës dhe gazit në Ukrainë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.