Sufle me dardha Përbërësit: LEXO edhe...Qull me mish pule nga zonja Albana 2 lgj gjalpë ose margarinë4-5 dardha të mëdha1/3 filxhani sheqer2 lugë gjelle lëng limoni4 të verdha vezësh3 lugë çaji niseshte misri1/2 filxhani krem qumështi1 lugë çaji lëkurë limoni e grirë1/4 lugë çaji vanilje4 të bardha vezësh1/4 filxhani sheqerPërgatitja: Largoni nga dardhat pjesën e brendshme të bërthamës dhe një pjesë të dardhave pritini në 7 feta të holla rrumbullake dhe pjesën tjetër priteni në feta të holla. Në një tigan me fund të trashë shkrini gjysmën e gjalpit. Shtoni gjysmën e sheqerit, gjysmën e lëngut të limonit dhe dardhat e prera në feta. Kaurdisini pa kapak derisa të avullojë pothuajse i gjithë lëngu. Lyeni me gjalpë një tavë pjekjeje dhe shtroni dardhat e kaurdisura. Rrihni të verdhat e vezëve derisa të zbardhen. Shtoni kremin e qumështit, niseshtenë, lëkurën e limonit dhe vaniljen, duke i rrahur derisa të bëhen një masë homogjene. Në një enë tjetër rrihni të bardhat e vezëve derisa të fryhen. Shtoni pak nga pak sheqerin e mbetur dhe vazhdoni rrahjen derisa të formohet një marengë e fortë. Bashkojeni me kujdes marengën me përzierjen e të verdhave dhe hidheni mbi dardhat në tavë. Në të njëjtin tigan vendosni gjalpin e mbetur, sheqerin e mbetur, lëngun e limonit dhe fetat e rrumbullakëta të dardhave. Kaurdisini derisa të avullojë lëngu dhe të karamelizohen lehtë. Vendosini fetat e dardhës në mënyrë simetrike mbi suflenë dhe piqeni në 180°C për rreth 30 minuta. Spërkateni me pak sheqer pluhur dhe shërbejeni menjëherë. MC/ReportTv.al zonjaalbana sufle me dardha receta te shpejta receta embelsirash shije Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.6% Vota total: 7969 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
