Lajme Zone
Dosja e tunelit të Llogarasë/ Gentian Gjyli paraqitet në SPAK
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dosja e tunelit të Llogarasë/ Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Prokuroria ka kërkuar që të gjithë të akuzuarit për Tunelin e Llogarasë dhe lotet e tjera nën hetim nga SPAK, ku është e pandehur edhe Belinda Balluku, të paraqiten në SPAK bashkë me avokatët.

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur në SPAK. Ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku dhe të pandehurit e tjerë për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, janë thirrur nga Prokuroria e Posaçme që të paraqiten. Gjyli shoqërohej nga avokati i tij Andi Skënderaj dhe një efektiv policie pasi ndodhet në arrest shtëpie. Të pandehurve u është kërkuar të paraqiten me avokat, por ende nuk dihet nëse do u komunikohet shtyrja e hetimeve me 3 muaj për veprën e shkeljes së barazisë në tendera, apo për ndonjë veprim tjetër procedurial. LEXO edhe...Dokumente false për zhdoganim dhe eksport nga vendet e BE, Dogana Shqiptare referon skemën në SPAK Në maj, SPAK kërkoi zgjatjen e hetimeve me 3 muaj, kërkesë që GJKKO e pranoi. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al SPAK heton Ballukun tuneli i llogarase belinda balluku spak gentian gjyli Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.7% Vota total: 8041 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?