Lajme Zone
Stuhia shkakton probleme në Sarandë/ Tre persona përfundojnë në spital
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Stuhia shkakton probleme në Sarandë/ Tre persona përfundojnë në spital

Moti i keq në vend ka shkaktuar disa problematika në pjesë...

Moti i keq në vend ka shkaktuar disa problematika në pjesën jugore të vendit.

Në vetëm pak minuta stuhia e fuqishme ka shkaktuar probleme në disa zona të Sarandës.

Si pasojë e stuhisë janë rrëzuar disa pemë, duke bllokuar rrugë dhe duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Probleme janë raportuar edhe në bizneset përgjatë shëtitores, ku era e fortë ka shkaktuar dëme.

Një nga incidentet më serioze është shënuar në rrugën përballë stadiumit, ku një pishë është rrëzuar dhe ka dëmtuar tre automjete.

Sipas informacioneve nga urgjenca e qytetit, tre persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, pasi janë plagosur nga thyerja e xhamave si pasojë e stuhisë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.