Lajme Zone
Stuhi ere dhe breshëri në Elbasan dhe Korçë, ujë nëpër bodrume dhe pemë të rrëzuara
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Stuhi ere dhe breshëri në Elbasan dhe Korçë, ujë nëpër bodrume dhe pemë të rrëzuara

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga meteorologët dhe specialistët e emergjencave civile, një stuhi e fortë përfshiu disa qytete të vendit.

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga meteorologët dhe specialistët e emergjencave civile, një stuhi e fortë përfshiu disa qytete të vendit. Në Elbasan reshjet e dendura kanë zgjatur për rreth 40 minuta, duke krijuar një shtresë të bardhë mbi rrugë dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Emergjencat raportojnë 40 mm shi e breshër për 38 minuta.

Disa bodrume u përfshinë nga uji ndërsa menjëherë ndërhynë ekipet zjarrfikëse. Po ashtu në qytet disa pemë u rrëzuan pa shkaktuar dëme.

Sipas raportimeve stuhia përfshiu fshatrat përreth, por edhe bashkinë e Librazhdit dhe Prrenjasit.

Në Korçë e rrethina po ashtu u regjistruar reshje të dendura breshëri dhe stuhi e shoqëruar me erë të fortë e cila zgjati vetëm pak minuta.

Pas përfundimit të stuhisë, pritet të bëhet një vlerësim për dëme të mundshme materiale apo pasoja në kulturat bujqësore të zonës. Top Channel