Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Studenti i Inxhinierisë për News24: Thirrja jonë është dorëheqja e Ramës, nuk tërhiqemi nga protesta!


Studenti i Inxhinierisë, në një prononcim për News 24, deklaroi se thirrja e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se nuk mund të ketë dialog pas dhunës që, sipas tij, është ushtruar nga policia.

Studenti i Inxhinierisë, në një prononcim për News 24, deklaroi se thirrja e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se nuk mund të ketë dialog pas dhunës që, sipas tij, është ushtruar nga policia. “Thirrja jonë është dorëheqja. Nuk mendojmë që ne mund të bëjmë dialog me dhunën që ka ushtruar policia”, deklaroi studenti. Ai ngriti gjithashtu shqetësime për kushtet në të cilat zhvillojnë studimet, duke iu referuar gjendjes së godinave universitare, laboratorëve dhe mungesës së materialeve të nevojshme. “Deri kur të japë dorëheqjen Rama, nuk ikim nga revolta”, theksoi studenti, duke bërë të qartë se protesta do të vijojë deri në plotësimin e kërkesës së tij. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta