Foto ilustruese/ Fortuzi fut Universitetin e Durrësit në Durana Tech Park, ndërsa tenderët përfjnë me kallëzim në SPAK Shkëlqim Fortuzi ka firmosur përfshirjen e Universitetit publik të Durrësit në Durana Tech Park, ku janë regjistruar kompanitë e Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe biznesmenëve të tjerë të dosjes AKSHI. Vendimi parashikon edhe miratimin e kushteve financiare. Rektori, i lidhur politikisht me Agasin, Arkend Ballën dhe kupolën e PS Durrës, është denoncuar për presion ndaj pedagogëve gjatë protestave, ndërsa tenderët e universitetit janë kallëzuar në SPAK.
Shkëlqim Fortuzi, rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ka firmosur përfshirjen e institucionit publik në Durana Tech Park, projektin e shumëpërfolur të qeverisë, ku janë strehuar edhe kompani të biznesmenëve të përfshirë në dosjen e tenderëve të AKSHI-t.
Vendimi nr. 113, i datës 24 tetor 2025, mban firmën e Fortuzit si kryetar i Senatit Akademik. Me këtë akt, universiteti miratoi përfshirjen në Duranën, ndërsa Bordit të Administrimit iu kalua miratimi i kushteve financiare. Në dokument nuk përcaktohet se sa do t'i kushtojë universitetit ky angazhim, çfarë asetesh mund të vihen në dispozicion dhe çfarë përfitimesh do të kenë studentët e pedagogët. Dokumenti/ Kreu i Bordit të Administrimit është vëllai i deputetit Arkend Balla, Endri Balla, i cili, sipas burimeve, është i përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha skemat korruptive në universitet dhe më gjerë. Sipas të njëjtave burime, ai po i kanalizon paratë drejt ndërtimit të kullave në bregdet. Pedagogët në protestë, Dekani i Durrësit, Linert Lirëza me kullë 20 kate në Golem; pas investimit dyshohet deputeti Arkend Balla
20 Tetor, 15:01 Sipas informacioneve, Fortuzi u vendos në krye të universitetit me mbështetjen e Ergys Agasit, deputetit Arkend Balla dhe kupolës së PS Durrës. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike fitoi zgjedhjet për rektor në vitin 2024, ndërsa mbështetja politike për kandidaturën e tij u përfol edhe në mediat lokale.
Një vit më vonë, Fortuzi firmosi futjen e universitetit në një projekt ku rezulton e regjistruar edhe kompania “Test & Tech” e Ergys Agasit.
Durana Tech Park u krijua përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare, duke u ofruar kompanive teknologjike një regjim të posaçëm fiskal. Subjektet që përmbushin kushtet ligjore përfitojnë lehtësi të konsiderueshme, përfshirë përjashtime nga tatimi mbi fitimin për aktivitetet e kualifikuara.
Pikërisht këto privilegje kanë tërhequr vëmendjen mbi biznesmenët e dosjes AKSHI. Në Duranën janë regjistruar “Test & Tech” e Agasit, “Data Storm” e Ermal Beqirit, si edhe “CyberMind Labs” dhe “Box Artificial Logic”, të lidhura me Gëzim Hoxhën. Hetimet për tenderët e AKSHI-t kanë përfshirë emrat e këtyre biznesmenëve, ndërsa në janar 2026 u raportua se SPAK kishte shtrirë verifikimet edhe te kompani të regjistruara në park dhe procedura e lejes për Duranën. “Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës; emrat e kompanive të regjistruara në parajsën fiskale të Kryeministrit
17 Shtator, 10:32 Qeveria e ka promovuar Duranën si qendër inovacioni dhe zhvillimi teknologjik. Investigimet mediatike kanë evidentuar një tjetër problem, regjistrimin e kompanive të lidhura me biznese ekzistuese, në një kohë kur vetë parku funksiononte fillimisht në mënyrë virtuale. Në qendër të debatit është mundësia e shfrytëzimit të përjashtimeve tatimore nga subjekte që kanë aktivitet të konsoliduar jashtë parkut.
Në këtë mjedis ekonomik është përfshirë Universiteti publik i Durrësit.
Ndryshe nga bashkëpunimi për praktikat studentore i bërë publik nga Universiteti Politeknik i Tiranës, dokumentet e Durrësit tregojnë një angazhim institucional që kalon edhe nga miratimi i kushteve financiare. Madje, lidhja me Durana Tech Park Innovation Hub është përfshirë në dokumentacionin e masterplanit për zgjerimin e kampusit universitar.
Këtu qëndron rreziku për universitetin. Laboratorët, personeli akademik, infrastruktura dhe puna kërkimore financohen për t'i shërbyer arsimit publik. Angazhimi i tyre në projekte me kompani private kërkon kushte të qarta për pagesat, përdorimin e pasurisë dhe pronësinë mbi produktet shkencore. Pa këto garanci, një universitet mund të përfjë duke mbuluar shpenzime nga të cilat përfitimin ekonomik e marrin bizneset.
Përfshirja e UAMD-së në Duranën ka marrë edhe një dimension tjetër. Në masterplanin e kampusit parashikohen laboratorë inovacioni, inkubatorë biznesi dhe hapësira që mund të gjenerojnë të ardhura. Kjo e bën vendimmarrjen financiare të universitetit edhe më të rëndësishme, sidomos përballë kompanive private që operojnë brenda parkut.
Ndërkohë, në këtë muaj protestash, në SPAK është depozituar një kallëzim për abuzime të pretenduara me tenderët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Denoncimi përfshin prokurimet për shërbime, infrastrukturë dhe pajisje, duke kërkuar hetimin e përgjegjësisë së drejtuesve të institucionit. Kallëzimi i publikuar nuk identifikon Fortuzin si person të marrë nën hetim, por administrimi i universitetit gjatë mandatit të tij është tashmë objekt i denoncimit.
Telashët e rektorit nuk përfjnë me tenderët dhe Duranën. Rektori i Agasit dhe Ballës kundër protestave/ Denoncimi: Shkëlqim Fortuzi presion pedagogëve në Durrës të mos bojkotojnë mësimin
26 Tetor, 13:33 Në kohën kur pedagogët dhe studentët protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës, Fortuzi është denoncuar edhe për presion ndaj stafit akademik. Burimet nga brenda universitetit tregojnë se trysnia ushtrohet në mënyrë të tërthortë për të penguar bojkotin e mësimit dhe për t'i mbajtur pedagogët larg protestave, duke ndikuar përmes tyre edhe te studentët.
Më 21 tetor, kur sindikata kishte shpallur bojkotin në universitetet publike, zëvendësrektori Edi Puka deklaroi se mësimi në Durrës vijonte normalisht. Informacionet për ndërhyrje ndaj pedagogëve e vendosin këtë qëndrim institucional përballë një çështjeje konkrete, mënyrës se si rektorati ka administruar pjesëmarrjen në protestë.
Fortuzi drejton sot një universitet që ka marrë vendim për t'u përfshirë në Duranën, ka tenderët e denoncuar në SPAK dhe përballet me informacione për trysni ndaj pedagogëve gjatë protestave. Marrëdhëniet politike me Agasin, Ballën dhe kupolën e PS Durrës e bëjnë edhe më të rëndësishme transparencën e vendimeve të tij.
Tani universiteti duhet të bëjë publike marrëveshjen e plotë, kushtet financiare, çdo angazhim të pasurisë universitare dhe përfituesit e projekteve të përbashkëta.
Sepse aty përcaktohet nëse Universiteti i Durrësit ka hyrë në Durana për interesat e studentëve dhe kërkimit shkencor, apo nëse kapacitetet e një institucioni publik mund të përdoren për t'u krijuar përfitime kompanive private të lidhura me rrjete ndikimi politik. /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Ron Yeffet, supermashtruesi që kërkon të dalë i larë nga afera e armëve; SPAK nxjerr nga strofulla izraelitin e Ramës 27 Tetor 2026, 18:2318:23Anti-Mafia Rama shkarkon drejtorët, por mban me kthetra “gurin e shahut” të Agasit në Kadastër 27 Tetor 2026, 14:3514:35Anti-Mafia Pas denoncimit për 86 milionë lekët e ribrandimit të RTSH, Eni Vasili emëron Enola Bejkon edhe në Bordin e Administrimit 26 Tetor 2026, 14:0614:06Anti-Mafia Rektori i Agasit dhe Ballës kundër protestave/ Denoncimi: Shkëlqim Fortuzi presion pedagogëve në Durrës të mos bojkotojnë mësimin 26 Tetor 2026, 13:0413:04Anti-Mafia Mashtrimi i dorëheqjeve: Kryeministri largoi vetëm 132 nga 1173 drejtorë, ndërsa në 4 ministritë e korrupsionit nuk lëvizi asnjë 25 Tetor 2026, 12:1312:13Anti-Mafia Ruajeni të pastër Protestën: Prania e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit ngjall neveri! 24 Tetor 2026, 13:3513:35Anti-Mafia

