Lajme Zone
“Studenti i drejtësisë në kërkim të së drejtës”/ I vetëm përballë 6 efektivëve! Klevi Metaj, simboli i protestës dhe reagimit ndaj dhunës policore, djali i gazetares së News24
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Studenti i drejtësisë në kërkim të së drejtës”/ I vetëm përballë 6 efektivëve! Klevi Metaj, simboli i protestës dhe reagimit ndaj dhunës policore, djali i gazetares së News24

Studenti Klevi Metaj është kthyer në simbol dhe një nga figurat më të komentuara të protestës së studentëve, pas përplasjeve të dhunshme me efektivët e policisë mbrëmjen e së martës. Ai është djali i Brikena Metajt, korrespondentes së News24 në Gjirokastër, dhe student në Universitetin e Tiranës.

Studenti Klevi Metaj është kthyer në simbol dhe një nga figurat më të komentuara të protestës së studentëve, pas përplasjeve të dhunshme me efektivët e policisë mbrëmjen e së martës. Ai është djali i Brikena Metajt, korrespondentes së News24 në Gjirokastër, dhe student në Universitetin e Tiranës. Pamjet e publikuara nga protesta tregojnë të riun duke ecur në trotuar, përpara se të goditet nga një efektiv policie. Më pas, ai shihet duke u përfshirë në një përplasje fizike me disa efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), të pajisur me shkopinj gome. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) Në pamjet e bëra publike, Metaj shihet në përballje me disa efektivë, ndërsa më vonë u publikuan edhe fotografi të tij të prangosur te kangjellat e ministrisë. Pamje të tjera tregojnë të riun me shenja të dukshme dhune brenda një furgoni policie. Ngjarja ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ku studenti po identifikohet nga komentuesit me simbolikën e një të riu që kërkon të drejtën, ndërsa përballet me forcën e policisë.

Shprehja “Studenti i drejtësisë në kërkim të së drejtës” është përdorur për të përshkruar situatën e tij.

Përplasjet ndodhën gjatë protestës së studentëve kundër qeverisë, e cila u shoqërua me tensione dhe ndërhyrjen e forcave të policisë. Rrethanat e plota të incidentit dhe përgjegjësitë për dhunën e pretenduar ndaj protestuesve mbeten për t’u sqaruar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb