Studentët janë rikthyer këtë të hënë në auditorë, pas thirrjeve të pedagogëve gjatë fundjavës për të rinisur mësimin. Më herët, në disa fakultete, studentëve u ishin shpërndarë mesazhe se nuk do t'u vendoseshin mungesa nëse bojkotonin mësimin për shkak të protestave. Këtë të hënë, auditorët në Tiranë janë mbushur sërish me studentë dhe procesi mësimor po zhvillohet normalisht. Mësimi ka rinisur edhe në Fakultetin e Ekonomisë, atë të Historisë dhe Filologjisë, si dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Paralelisht, një grup studentësh ka vijuar protestën, duke shkuar nga një universitet në tjetrin për t'u bërë thirrje studentëve të ndërpresin mësimin dhe t'u bashkohen. Fillimisht, protestuesit u mblodhën te Universiteti Politeknik, ku qëndruan për pak minuta, e më pas marshuan drejt zonës së Bllokut. Ata hynë në galerinë FAB të Universitetit të Arteve dhe më pas edhe në Fakultetin e Drejtësisë, me thirrjet “Bojkotoni mësimin” dhe “Bashkohuni me ne”. LEXO EDHE:Drogë në pije të rinjve për ‘halloween’? QSUT hedh poshtë pretendimet: Është lajm i rremë, kemi pasur raste vetëm abuzimi me alkoolin (VIDEO) Edhe në rrethe, në dy universitetet ku kishte bojkot të pjesshëm, në Elbasan dhe Korçë, ka rinisur mësimi. Në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, vendimi për t'u rikthyer në mësim u mor të premten nga Këshilli Studentor, me argumentin se situata e protestave ishte qetësuar edhe në kryeqytet. Share SI.E. / Xh.K A.Hl Shqiptarja.com TAG: Elbasan Korce Tirane protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.8% Jo 42.1% Nuk e di 8.1% Vota total: 663 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
