Foto ilustruese/ Sot mbyllet gara për 284 puset e Gorisht-Koçulit, rikthehet historia e koncesionit dhe lidhjeve të dosjes McGonigal Albpetrol mbyll sot garën për koncesionin e Gorisht-Koçulit, vendburimin e përfshirë në historinë e Transoil dhe ortakërinë e Charles McGonigal, Agron Nezës e Shefqet Dizdarit. Në sfond qëndrojnë 225 mijë dollarët e dosjes amerikane, Dorian Duçka, takimet me Edi Ramën dhe një procedurë e vjetër e goditur nga drejtësia administrative. Kush po synon ta marrë sot këtë pasuri?
Edi Rama po rikthen në garë koncesionin e naftës së Gorisht-Koçulit, një prej vendburimeve që mbart historinë e dyshimtë të marrëdhënieve mes pushtetit shqiptar, biznesit të hidrokarbureve dhe ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i dënuar nga drejtësia amerikane.
Sot, më 2 nëntor 2026, Albpetrol mbyll aplikimet për shfrytëzimin e 284 puseve të Gorisht-Koçulit, prej të cilëve 142 janë aktive. Vetëm gjatë vitit 2025, vendburimi prodhoi 29 243 tonë naftë. Qeveria kërkon një investitor privat për një pasuri që vazhdon të prodhojë dhe që ka qenë më parë në qendër të një gare të kontestuar, ku u shfaqën emra të lidhur më pas me skandalin McGonigal.
Historia e këtij koncesioni të çon drejtpërdrejt te Edi Rama, Agron Neza, Dorian Duçka dhe Shefqet Dizdari. Lidhjet mes tyre dalin nga aktakuza amerikane, dokumentet tregtare dhe procedurat gjyqësore të koncesioneve të naftës.
Gjithçka nis më 9 shtator 2017, kur Charles McGonigal, në atë kohë drejtues i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, takohet me Edi Ramën në prani të Dorian Duçkës, këshilltarit jozyrtar të kryeministrit. Sipas aktakuzës së Departamentit Amerikan të Drejtësisë, me kërkesë të Agron Nezës, McGonigal i kërkoi Ramës kujdes në dhënien e licencave të naftës për kompani që mund të përfaqësonin interesa ruse.
Prokurorët amerikanë regjistruan një hollësi që e ndryshon krejt kuptimin e takimit. Agron Neza dhe Dorian Duçka kishin interesa financiare në vendimet e qeverisë shqiptare për licencat e naftës.
Faqja 6 e dokumentit
Një ish-zyrtar i lartë i FBI-së po ndërhynte në diskutimet për licencimin e naftës shqiptare, ndërsa njerëzit që e kishin afruar me kryeministrin kishin interesa private në të njëjtin sektor. Kjo marrëdhënie interesash, e përshkruar nga drejtësia amerikane, është pika nga ku nis dosja politike e koncesioneve.
Gjatë vitit 2017, McGonigal mori 225 mijë dollarë nga Agron Neza, shumë që e fshehu nga FBI-ja. Në shkurt 2024, gjykata amerikane e dënoi me 28 muaj burg për fshehjen e marrëdhënies financiare dhe informacioneve të rëndësishme nga institucioni ku shërbente.
Faqja 7 e dokumentit
Ndërkohë, në Shqipëri po zhvillohej një tjetër betejë, ajo për kontrollin e vendburimeve të naftës.
Në vitin 2018, në procedurën për Gorisht-Koçulin, Cakran-Mollajn dhe Amonicën, u përzgjodh Transoil Group, e njohur më pas si Terraoil Swiss, me Shefqet Dizdarin administrator në Shqipëri.
Procedura përfi në gjykatë pas kundërshtimit të kompanisë kanadeze Letho Resources. Në qershor 2019, Gjykata Administrative e Vlorës konstatoi probleme në dokumentacionin teknik dhe në trajtimin e ofertuesve.
Sipas raportimeve të BIRN mbi dokumentet e procesit, oferta e kompanisë kanadeze për Cakran-Mollajn ishte rreth 10 milionë dollarë më e favorshme për shtetin. Ndërsa gara vijonte të prodhonte konflikte, emrat e dosjes McGonigal po shfaqeshin në marrëdhënie të drejtpërdrejta biznesi me administratorin e Transoil.
Në vitin 2019, Charles McGonigal, Agron Neza dhe ish-agjenti tjetër i FBI-së, Mark Thomas Rossini, morën secili nga 25 për qind të aksioneve të shoqërisë shqiptare “Law Office & Investigation”, të themeluar nga Shefqet Dizdari. McGonigal u regjistrua edhe administrator.
Në këtë mënyrë, personi që kishte diskutuar me Ramën për licencat e naftës, biznesmeni që i kishte dhënë 225 mijë dollarë dhe administratori i kompanisë së përzgjedhur në procedurën e kontestuar për vendburimet shqiptare, u bashkuan në një strukturë tregtare.
Lidhja bëhet edhe më e fortë kur shihet adresa. Sipas të dhënave të publikuara të regjistrit tregtar, “Law Office & Investigation” dhe dega shqiptare e Terraoil Swiss rezultonin të regjistruara në të njëjtën adresë në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë.
Vetë grupi Terraoil ka deklaruar në një memorandum financiar se bashkëpunimi i planifikuar nuk u realizua dhe se shoqëria u pezullua gjatë vitit 2019. Edhe ky shpjegim është pjesë e historisë, krahas regjistrimit të ortakëve dhe përputhjes së adresave.
Për Edi Ramën, problemi politik qëndron te takimi i vitit 2017 dhe te përmbajtja e dokumenteve amerikane. Kryeministri e ka pranuar takimin me McGonigalin, praninë e Duçkës dhe bisedën për licencat e naftës. Ai ka kundërshtuar lidhjen e tij me veprimet për të cilat ish-zyrtari amerikan u dënua.
Megjithatë, aktakuza amerikane e vendos qartësisht çështjen e licencave të naftës në marrëdhënien mes McGonigalit, Nezës, Duçkës dhe kryeministrit shqiptar. Ortakëria e mëvonshme me Dizdarin e lidh këtë histori edhe me njerëzit e përfshirë në procedurat e koncesioneve.
Sot, pas tetë vitesh, Gorisht-Koçuli rikthehet në garë.
Njoftimi zyrtar i Albpetrolit, i publikuar më 3 gusht 2026, mbështetet në urdhrin nr. 174 të datës 28 korrik 2026 dhe i referohet gjithashtu rregullave të miratuara me urdhrin nr. 246 të marsit 2018.
Kompania që do të marrë marrëveshjen e re hidrokarbure do të përfshihet në shfrytëzimin e një vendburimi me prodhim të konsiderueshëm, infrastrukturë ekzistuese dhe histori koncesionare që ka përfunduar disa herë në konflikt.
Kush po konkurron për Gorisht-Koçulin? A po kërkojnë të rikthehen kompanitë ose njerëzit e përfshirë në garën e vitit 2018? A do të dalin në skenë administratorë dhe pronarë të rinj, pas të cilëve qëndrojnë interesa të vjetra në industrinë e naftës?
Në qendër të hetimit të Pamfletit janë pronarët përfitues të kompanive që kanë blerë dokumentacionin teknik, burimet e financimit dhe marrëdhëniet e tyre me bizneset që kanë administruar më parë vendburimin.
Çështja ka edhe një dimension të drejtpërdrejtë amerikan. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka hetuar dhe dënuar McGonigalin për fshehjen e marrëdhënieve financiare që përfshinin interesa biznesi në Shqipëri. Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë publikoi më pas një raport të veçantë mbi sjelljen e ish-zyrtarit të FBI-së.
Për Ambasadën Amerikane në Tiranë, historia e koncesionit sjell një çështje me rëndësi të qartë për interesat amerikane në transparencën e investimeve dhe marrëdhëniet e biznesit me zyrtarët publikë. Ndjekja konkrete e garës nga ambasada, megjithatë, nuk është bërë publike.
Pikërisht këtu merr rëndësi emri i kompanisë që do të përzgjidhet.
Në vitin 2017, licencat e naftës shqiptare u përmendën në një takim mes kryeministrit dhe një zyrtari të lartë amerikan që më pas përfi i dënuar. Në vitin 2018, vendburimet u përfshinë në një procedurë të kontestuar. Në vitin 2019, njerëzit e këtyre dy historive u bashkuan në një shoqëri tregtare në Tiranë.
Tani qeveria Rama po hap përsëri garën për Gorisht-Koçulin. Pyetja që qëndron mbi 284 puset e naftës është se kush kërkon t'i marrë dhe çfarë lidhjesh ka investitori i ardhshëm me rrjetin e interesave që shoqëroi koncesionet e mëparshme. Emrat në ofertat e dorëzuara sot do të jenë prova e parë e asaj që po përgatitet për këtë vendburim. /Pamfletigorisht-koçul nafta 284 puse edi rama albpetrol Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Ekonomi Kursi i këmbimit 2 Nëntor 2026! Mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja për ditën e sotme 2 Nëntor 2026, 07:4907:49Ekonomi Financat e Shqipërisë, borxh mbi borxh: interesat ia lëmë trashëgim brezave! 1 Nëntor 2026, 15:2515:25Ekonomi Euro në pikiatë: A do të bjerë nën 90 lekë? 1 Nëntor 2026, 10:5710:57Ekonomi Kostot e një pakete fiskale të hartuar me nxitim, sa goditet biznesi i vogël nga qeveria Rama? 1 Nëntor 2026, 08:5308:53Ekonomi Kursi i këmbimit 1 Nëntor 2026! Zbuloni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja ditën e sotme 1 Nëntor 2026, 07:4007:40Ekonomi Jepni apartamente me qira në Airbnb apo Booking? Qeveria vendos rregulla të reja, gjoba deri në 200 mijë lekë 31 Tetor 2026, 10:3210:32Ekonomi

