Lajme Zone
Studentët në protestë para ministrisë së Arsimit
Të tjeraSyri

Studentët në protestë para ministrisë së Arsimit

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të jetë i pranishëm në vendin tonë edhe gjatë ditës së shtunë, me vranësira dhe reshje shiu në disa zona të territorit.

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të jetë i pranishëm në vendin tonë edhe gjatë ditës së shtunë, me vranësira dhe reshje shiu në disa zona të territorit. Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të karakterizohet nga vranësira, të cilat pas orëve të mëngjesit pritet të vijnë në pakësim.Lexo edhe:Breshër pranë tunelit të Murrizit, vështirësi në qarkullimin në Rrugën e Arbrit Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, duke përfshirë pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në zonat malore, por me intensitet të ulët. Sa i përket kushteve atmosferike, era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë deri në 10 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1-2 ballë.