Foto Pamfleti / Më 13 tetor 2026, ndërsa studentët protestonin kundër korrupsionit, nga KKT-ja doli leja për kompleksin 'Triada Verde'; 3 pallate e hotel buzë detit në Potam, për kompanitë 'Bega 07' e 'AKM Group' të Arben Muçobegës, 'lavatriçe' e milionave të Mirela Kumbaros. Nga 98 projekte, vetëm ky u miratua me procedurë të përshpejtuar. Studentët dhe gjimnazistët po protestojnë kundër korrupsionit, mungesës së kushteve për jetesë në konvikte, mangësive në shkolla e auditorë dhe kapjes së shtetit nga krimi dhe oligarkia.
Ndërsa Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, po vazhdon pazaret dhe biznesin e ndërtimeve në bregdet me trafikantin Arben Sadik Muçobega, i skeduar edhe si "lavatriçe" i parave të pista, që Kumbaro ka grumbulluar nga tenderët dhe licencat gjatë 14 viteve në 3 ministri.
Sipas informacionit të ardhur në "Pamfleti", rezulton se ditën e parë të protestës së studentëve, më 13 shtator 2026, nga zyra e Këshillit Kombëtar të Territorit e Ujit është zbardhur një leje ndërtimi me objekt: Ndërtimi i kompleksit "Triada Verde" buzë detit në Potam të Himarës. Kompleksi përbëhet nga 3 pallate banimi dhe hotel, me nga 5 kate mbi tokë e 1 kat nëntokë, me mjedise argëtimi e pishina; me investitore dhe ndërtuese kompanitë "Bega 07" e "AKM Group".
Pronar i kompanisë "Bega 07" sh.p.k. është trafikanti Arben Sadik Muçobega, i lidhur prej rreth 10 vitesh në këtë biznes ndërtimi me ministren Mirela Kumbaro.
Arben Muçobega është me dosje si "lavatriçe" i milionave të pista të Mirela Kumbaros, dhe kjo si ortake në hije në biznesin e ndërtimit, që merr pjesët me çeqe e klering, për lejet që ka firmosur si anëtare e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe që i negocion paraprakisht te Edi Rama.
Leja e ndërtimit për kompleksin "Triada Verde", me 3 pallate banimi dhe hotel buzë detit në Potam të Himarës, dhënë kompanisë "Bega 07" të Arben Muçobegës dhe kompanisë "AKM Group", u fut në listën e përzgjedhjes për miratim në mbledhjen e datës 30 korrik 2026 të KKT-së.
Sipas dokumentit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se dhe kompania tjetër "AKM Group" me 100 mijë lekë kapital është e trafikantit Arben Muçobega, por ai e ka regjistruar në emrin e të birit Kristi Muçobega e nipit Armando Muçobega. Ai e përdor fiktivisht si bashkëpërfituese lejesh e bashkëfinancuese për hotelet, resortet dhe komplekset me vila e pallate, lejet e të cilave ia siguron Mirela Kumbaro, ortake e tij në hije.
Edhe një fakt tjetër tregon fuqinë e Mirela Kumbaros për t'i dhënë leje ndërtimi trafikantit Muçobega, të cilin e përdor si "lavatriçe" të milionave dhe për të marrë pjesët, si shpërblim për lejet e ndërtimit që i ka dhënë e vazhdon t'i japë atij.
Nga 98 projekte të përzgjedhura për t'u trajtuar në mbledhjen e datës 30 korrik të KKT-së, vetëm leja e Arben Muçobegës për 3 pallate e hotel buzë detit në Potam të Himarës u miratua me procedurë të përshpejtuar e u zbardh më 13 tetor 2026, ditën që filloi protesta para ministrisë së Kumbaros.
Disa leje që ka marrë firma "Bega 07", me sekserizim dhe firmosje nga Mirela Kumbaro:
· Kompanisë "Bega 07" iu dhanë 3.1 hektarë kodra të gjelbëruara në Farkë, për të ndërtuar kompleksin "Centaurea" me 15 kulla, secila me 9 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë.
· Me Vendim nr. 34, datë 2 prill 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, përsëri me propozim të Mirela Kumbaros, i dha trafikantit Arben Muçobega leje për resort buzë detit në Potam-Himarë.
· Firma e Mirela Kumbaros është dhe në Lejen Nr. 25, datë 31 korrik 2024, për hotelin "Sea View" po në Potam të Himarës, me shtesë kati nëntokësor.
· Me Vendim nr. 13, datë 25 shtator 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, me propozim të ministres Mirela Kumbaro, i dha leje për resortin "Amantes" në Gjirin e Llamanit.
Indicie për SPAK është ky fakt: kompania "Bega 07" me qarkullim vjetor të deklaruar deri në 5 milionë euro dhe me fitime të deklaruara deri në 440 mijë euro në vit, ndërsa kompania "AKM Group" e të birit me 100 mijë lekë kapital bëjnë investime miliona euro./Pamfletiarben muçobega mirela kumbaro bega2 bega1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia “Më mori 22 mijë euro”/ Denoncohet për mashtrim avokati Adrian Leka, kandidat për KLGJ dhe anëtar i bordit të Universitetit të Shkodrës 14 Tetor 2026, 11:1511:15Anti-Mafia Edi Rama krijon operatorin për të zhdukur pasuritë dhe financat e shoqërive me aksione shtetërore dhe shtet-privat 14 Tetor 2026, 10:4310:43Anti-Mafia OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë; 160 miliardë nga taksat në 13 vjet për tellallët e Edi Ramës 13 Tetor 2026, 13:2913:29Anti-Mafia Follow the Money/ Idlir Lopçi i “Peninsula”, nga dosja italiane e call center-ave te pazaret me Artur Shehun në Zvërnec 12 Tetor 2026, 17:0717:07Anti-Mafia Natën hajdut nafte, ditën ekspert global; kush është Artur Mamadhaj që mashtron në emër të Ambasadës Amerikane dhe një mesazh për 'Shrekun e gjobave' 12 Tetor 2026, 13:0613:06Anti-Mafia Kthetrat e Gërdecit/ Sali Berisha i jep Fatmir Mediut mandat deputeti; ndërsa Edi Rama i jep leje ndërtimi 10 Tetor 2026, 19:3219:32Anti-Mafia

