Lajme Zone
Arroganca e Edi Ramës, arkitektja e shkatërrimit të Tiranës
PolitikëPamfleti

Arroganca e Edi Ramës, arkitektja e shkatërrimit të Tiranës

Arroganca është një formë e veçantë verbërie. Ajo nuk ta heq shikimin, por të bind se gjithçka që nuk sheh, nuk ekziston. Narcizmi ia përsos këtë iluzion, duke e kthyer pasqyrën në të vetmin burim të së vërtetës. Dhe kur njeriu e kalon jetën duke admiruar veten, përfundon duke besuar se edhe bota është e detyruar ta admirojë.

Foto Pamfleti / Tirana digjet, ndërsa Kryeministri refuzon ta shohë përgjegjësinë e tij për krizën… Njeriu, me arrogancën e tij, e krijoi Zotin sipas shëmbëlltyrës së vet”, shkruan Friedrich Nietzsche. Kryeministri ynë do të ishte një pacient ideal i Niçes (jo atij të Shijakut). Në universin e tij politik, Zoti ka fytyrën e Edi Ramës, flet me zërin e tij dhe, natyrisht, nuk gabon kurrë. Madje, as kur Tirana merr flakë.

Arroganca është një formë e veçantë verbërie. Ajo nuk ta heq shikimin, por të bind se gjithçka që nuk sheh, nuk ekziston. Narcizmi ia përsos këtë iluzion, duke e kthyer pasqyrën në të vetmin burim të së vërtetës. Dhe kur njeriu e kalon jetën duke admiruar veten, përfn duke besuar se edhe bota është e detyruar ta admirojë.

Edi Rama ka ndërtuar një marrëdhënie të tillë me pushtetin. Ai nuk mjaftohet ta ushtrojë, kërkon edhe ta personifikojë. Nuk i mjafton bindja, kërkon adhurimin. Kundërshtitë e bezdisin, kritikat e fyejnë, ndërsa pakënaqësia e qytetarëve i duket padrejtësi ndaj madhështisë së tij.

Në këtë lloj pushteti, populli ka vetëm një të drejtë: të jetë mirënjohës. Nëse nuk është, atëherë problemi qëndron te populli. Është një filozofi qeverisjeje jashtëzakonisht e rehatshme, sidomos për atë që qeveris. Përgjegjësia nuk ekziston, ndërsa vetëkënaqësia mbizotëron. Jo më kot shkodranët mallkojnë: “Të hyftë vetja në qejf!”

Mirëpo, realiteti ka një huq të keq. Nuk i bindet pasqyrës.

Tirana e këtyre ditëve, me institucionet e shkatërruara, me zjarret dhe përplasjet në rrugë, është dëshmia e një krize që nuk mund të administrohet me madhështi. Dhuna ka autorët dhe përgjegjësitë e saj. Arroganca politike ka pasojat e veta. Njëra shkatërron atë që prek, tjetra gërryen marrëdhënien mes pushtetit dhe shoqërisë, derisa komunikimi zëvendësohet me përplasje.

Tragjedia e njeriut që e mendon veten të pagabueshëm qëndron te paaftësia për të kuptuar se mund të jetë gabim. Ai nuk e dëgjon më zemërimin, sepse e konsideron kakofoni. Nuk e sheh pakënaqësinë, sepse ia prish peizazhin e përsosur të vetvetes.

Dhe kështu, ndërsa qyteti digjet, udhëheqësi vazhdon të admirojë portretin e tij.

Në fund, arroganca ia ka përmbushur misionin: ka projektuar një botë ku Edi Rama ka gjithmonë të drejtë./Pamfletiarroganca e edi ramës arkitektja e shkatërrimit të tiranës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial A ka turp kjo Mirela? 14 Tetor 2026, 12:2712:27Editorial I lumi ai që e kupton se kur është mjaft 13 Tetor 2026, 15:3215:32Editorial A po e përgatit Andy Burnham kthimin e Britanisë në shtëpi? 13 Tetor 2026, 12:1312:13Editorial E majta shqiptare, kriza identitetit dhe humbja e arsyes 11 Tetor 2026, 11:2511:25Editorial Dimri i madh... 10 Tetor 2026, 19:0819:08Editorial Kartat e djegura të luanit të savanës fejsbukjane 9 Tetor 2026, 13:4813:48Editorial