Rama Pavarësisht refuzimit të një dite më parë nga studentët dhe pedagogët, kryeministri Edi Rama këmbëngul në ofertën për dialog. Ndërsa karriget janë rikthyer në shesh, kreu i qeverisë ka përsëritur edhe paralajmërimin se kush shkakton dëme do të paguajë. Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, pavarësisht refuzimit të një dite më parë nga studentët dhe pedagogët. Në sheshin përpara Kryeministrisë janë vendosur sërish karriget, të shoqëruara me fletët që përmbajnë ofertën për bisedime.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Rama ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke e cilësuar dialogun si rrugën për zgjidhjen e pakënaqësive, por këtë herë mesazhi është shoqëruar edhe me paralajmërime për pasoja ligjore dhe financiare ndaj atyre që shkaktojnë dëme gjatë protestave.
Rama theksoi se, megjithëse e drejta për të protestuar është e pamohueshme, ajo nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën apo për të cenuar liritë e qytetarëve të tjerë.
Kështu, ndërsa studentët dhe pedagogët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama këmbëngul te dialogu, duke paralajmëruar njëkohësisht se dëmtimi i pronës publike dhe private do të shoqërohet me përgjegjësi ligjore dhe financiare.
“Ka një mijë e një pakënaqësi, një mijë e një halle, një mijë e një probleme, mund të ketë edhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun mes njerëzve që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që ndajnë një atdhe, që kanë të njëjtën shtëpi të përbashkët, mes njerëzish që duan të njëjtën gjë në fund, si ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. E drejta e protestës është e pamohueshme, dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri.
Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe nga unë dhe që mendon ndryshe nga shumica e terrorizuar nën trysninë e dhunës. Por çdo gjë që kërkojmë më mirë, më shumë dhe më shpejtë, bëhet me punë, me të ardhurat nga puna, duke i çuar ato të ardhura aty ku janë problemet që kërkojnë zgjidhje. Distancohuni nga dhuna dhe çdo dhunues do të marrë përgjigje. Përgjigja do të jetë konstante, ligjore dhe financiare. Kush dëmton pronën e përbashkët dhe pasurinë e tjetrit do të paguajë. Në Shqipëri gjithësecili do të ketë vendin e vet, por nga ana tjetër liria e askujt nuk mund të shtrihet aty ku fillon liria e të tjerëve. E drejta e askujt nuk mund të imponohet aty ku të tjerët kanë të drejtë të jetojnë nën qiellin e përbashkët të bashkëjetesës demokratike e paqësore”, tha mes të tjerash Rama.
Ndërkohë, studentët dhe pedagogët kanë paralajmëruar vijimin e protestave, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.
Ajo që bie në sy në mesazhin e kryeministrit është se, ndërsa fton protestuesit të ulen në dialog, ai e cilëson reagimin e një dite më parë si përgjigje me dhunë ndaj ofertës së tij. Ndërkohë, mbetet e paqartë se si do të realizohet dialogu i kërkuar nga kryeministri, në një kohë kur studentët dhe pedagogët e kanë refuzuar publikisht ftesën dhe vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij. Karriget janë rikthyer para Kryeministrisë, por qëndrimet e palëve mbeten të pandryshuara. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Vuri karriget si tek estrada e Gramshit”/ Shehi: Rama largohet me protestë masive, nuk ka më nevojë për dhunë 20 Tetor 2026, 22:3722:37Politike “Washington Post” jehonë revoltës kundër Ramës: 8 ditë përplasje në Tiranë, studentët kërkojnë dorëheqjen e tij 20 Tetor 2026, 21:4021:40Politike Gen Z po trondit Evropën/ Nga Parisi në Tiranë e Beograd, brezi i ri i shpall luftë pushtetit 20 Tetor 2026, 20:2020:20Politike Autokrati që zgjodhi forcën përballë reflektimit! 20 Tetor 2026, 20:0320:03Politike Tirana prej tetë ditësh në kaos, Rama bëhet gati të udhëtojë drejt Malit të Zi 20 Tetor 2026, 19:3219:32Politike Nga Tirana në Milano, tensionet rriten; Rama akuzon ndërhyrjet e huaja, Meloni nxjerr ushtrinë 20 Tetor 2026, 18:4918:49Politike

