Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së djeshme në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim 8 persona:
Në SUT janë paraqitur 6 persona:
– 1 efektiv policie – 1 protestues
– 4 kalimtarë, tre prej të cilëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Një prej të lënduarve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit është e mirë.
Aktualisht në SUT janë 9 persona të shtruar, të lënduar gjatë protestës:
– 4 protestues
– 1 efektiv policie
– 1 përfaqësuese e medias
– 3 kalimtar
Në QSUT janë paraqitur 2 persona:
– 1 efektiv policie
– 1 protestues
Të dy të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe janë larguar që dje nga spitali.
Përmbledhje: Në datat 13 – 21 tetor 2026 në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore:
– Spitali universitar i Traumës
– QSUT
– Spitali Rajonal Durrës
– Spitali Rajonal Vlorë
– Spitali Rajonal Lezhë
Sipas kategorive të raportuara, personat e dëmtuar ndahen si më poshtë: 192 efektivë të Policisë së Shtetit;
92 protestues;
36 kalimtarë; (Mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj). Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Socialprotestat e dhunshme ne tiranete lenduar

