Lajme Zone
“Shqipërisë i duhen miq”/ Rama: Jemi miq me Izraelin, por edhe me Katarin e Turqinë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Shqipërisë i duhen miq”/ Rama: Jemi miq me Izraelin, por edhe me Katarin e Turqinë

Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, kryeministri Edi Rama theksoi se vendi do të vijojë të mbajë marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet që nuk synojnë ta pengojnë zhvillimin e tij.

Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, kryeministri Edi Rama theksoi se vendi do të vijojë të mbajë marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet që nuk synojnë ta pengojnë zhvillimin e tij. Kreu i qeverisë shprehu gjithashtu kundërshtimin ndaj nxitjes së urrejtjes antisemitiste, duke theksuar se Shqipëria është mike e Izraelit, vendeve arabe dhe Turqisë.

Sipas kryeministrit, vendi ka nevojë për partnerë për të nxitur rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies.

“Shqipëria është dhe do të jetë mik me këdo që nuk ka qëllime që ta ndalojë, apo ta çojë në rrugën e errësirës. Të gjitha ato shtete duhet që të jenë miqtë tanë.

Dua të shpreh neverinë time, për të gjithë ata që i fryjnë zjarrit të urrejtjes së antisemitizmit. Sepse ne jemi një vend mik i Izraelit, hebrenjve, Arabisë Saudite, Katarit, apo Turqisë.

Ndërkohë që ne jemi një vend i vogël, që kemi nevojë për miq dhe kemi nevojë që të rrisim ekonominë dhe mirëqenien”, tha Rama. Top Channel