Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Nuk është më koha për dialog”/ Pedagogia në protestë: E kërkuam, por qeveria nuk na dëgjoi! Sot po vuajmë pasojat e reformës në arsim


Ka nisur marshimi i pedagogëve nga universiteti i Politeknikut drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ka nisur marshimi i pedagogëve nga universiteti i Politeknikut drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Një pedagoge që i është bashkuar protestës së studentëve në Tiranë ka refuzuar thirrjet e qeverisë për dialog, duke deklaruar se pedagogët dhe studentët kanë kërkuar prej vitesh të dëgjohen, por kërkesat e tyre janë shpërfillur. Gjatë fjalës së saj për News24, pedagogia Marinela Sota theksoi se stafi akademik ka qenë gjithmonë në mbështetje të studentëve dhe nuk ka pasur frikë të kundërshtojë vendimet e qeverisë për arsimin e lartë. Ajo kujtoi se pedagogët kanë kundërshtuar edhe ligjin për arsimin e lartë, por pavarësisht qëndrimit të tyre, ai u miratua pa u marrë parasysh shqetësimet që kishin ngritur. “Ne kemi qenë gjithmonë krah studentëve. Pedagogët nuk kanë pasur frikë të ishin krah tyre. Kemi qenë edhe kundër ligjit për arsimin e lartë, por askush nuk na dëgjoi dhe ligji u miratua”, u shpreh ajo. Pedagogia deklaroi se pasojat e reformës në arsimin e lartë po ndihen edhe sot, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka treguar vullnet për një dialog të vërtetë me komunitetin akademik.

“Nuk ka më vlerë të diskutojmë për dialog. E kemi kërkuar dialogun dhe nuk u dëgjuam. Nuk ka pasur nga qeveria dëshirë për dialog. Sot po vuajmë pasojat e reformës në arsimin e lartë. Nuk është më koha për dialog”, theksoi pedagogia.

Ndërkohë pedagogët kanë njoftuar bojkot nga dita e sotme e deri në një njoftim të dytë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb