Lajme Zone
Studentët i përgjigjen Ramës: S’ka dialog, vetëm dorëheqje!
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Studentët i përgjigjen Ramës: S’ka dialog, vetëm dorëheqje!

Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karrige përpara godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjen për dialog me studentët protestues. Përmes këtij veprimi, kreu i qeverisë u ka bërë thirrje të rinjve të ulen dhe të diskutojnë për kërkesat e tyre.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karrige përpara godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjen për dialog me studentët protestues. Përmes këtij veprimi, kreu i qeverisë u ka bërë thirrje të rinjve të ulen dhe të diskutojnë për kërkesat e tyre. Por studentët kanë vijuar të qëndrojnë të vendosur në qëndrimin e tyre, duke refuzuar ftesën për dialog dhe duke këmbëngulur te kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit. Ata kanë bërë të qartë se nuk tërhiqen nga vendimi i tyre për të vijuar protestën. Në ambientet pranë Kryeministrisë janë vendosur edhe mbishkrime me thirrjen “Dorëheqje, dorëheqje”, përmes të cilave protestuesit shprehin qëndrimin e tyre ndaj kreut të qeverisë. Pavarësisht ftesave të përsëritura për dialog, studentët vijojnë të kërkojnë largimin e Ramës nga detyra.