Në Vlorë nuk ka bojkot të mësimit, ndërsa procesi mësimor në Universitetin “Ismail Qemali” ka vijuar normalisht edhe këtë të mërkurë. Studentët u janë drejtuar auditoreve sipas orarit të zakonshëm, duke zhvilluar leksionet dhe seminaret pa ndërprerje.
Pavarësisht protestave që po zhvillohen në Tiranë, në Vlorë situata paraqitet e qetë. Studentët kanë konfirmuar se nuk ka pasur bojkot të procesit mësimor dhe se aktiviteti akademik ka vijuar pa probleme.
Studentet kanë dhënë edhe opinionet e tyre në lidhje me protestën ndërsa në Vlorë situata nuk është shoqëruar me ndërprerjen e mësimit. Në fakultetet e Universitetit “Ismail Qemali”, auditorët kanë vijuar aktivitetin e zakonshëm, ndërsa studentët kanë marrë pjesë normalisht në procesin mësimor. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Studentët e VlorësUniversiteti “Ismail Qemali”

