Protestuesit kanë shprehur dhe njëherë pakënaqësinë e tyre me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe me opozitën e Sali Berishës. Ata kanë djegur dordolecët e dy liderëve, të PS-së dhe të PD-së, duke thënë se janë fajtorë për gjendjen ku ndodhet Shqipëria sot. Dordolecët janë djegur në tavolinën e dialogut, që kishte vendosur kreu i qeverisë. Një nga aktivistët deklaroi se Rama e Berisha janë personazhet politikë që e kanë mbajtur peng vendin dhe se ata duhet që të ikin e të mos dalin më në hapësira publike. Aktivisti: Edi Rama dhe Berisha e kanë mbajtur peng Shqipërinë për 36 vite. Këto dy figura sa të kenë jetë duan pushtet. Për këto dy figura nuk duhet që të ketë më hapësira. Ne refuzojmë në mënyrë kategorike ftesën e kryeministrit për dialog. Kanë sjellë ca karrige dialogu këtu pa sens, në një kohë kur ka pasur një dhunë të tmerrshme ndaj studentëve dhe protestuesve. Rama e Berisha nuk duhet të shfaqen më fare më në hapësira publike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Berisha djegia e dordoleceve protesta rama
