Lëvizja e Flamingove nuk është lëvizje studentësh. Nuk nisi nga Universitetet, nuk nisi nga fakultetet, por nga organizata qartësisht të lidhura politikisht me qarqe të rëndësishme që e kishin financuar atë nga jashtë. Në Serbi, lëvizja ishte studentore, edhe pse ajo prodhoi një mazhorancë qeverisëse ku asnjë student nuk është në Parlament. Nisi në auditoret e universiteteve ku u krye i gjithë aktiviteti politik, i kontestimit, artikulimit politik dhe organizimit në zgjedhje. Në Shqipëri, studentët u sollën në lojë pikërisht pas nisjes së Universiteteve, porn ë realitet nuk kemi një lëvizje studentore. Por student që shkojnë me grupet politike që janë brenda revolucionit. LEXO EDHE:'Kemi mbajtur shënime nga protesta'/ Tubimi në Tiranë dhe operacionet e SPAK, Rama për gazetarin amerikan: Mafia shqiptare nuk ekziston, janë gjepura Pikërisht, grupet politike e kanë ushqyer protestën me njerëzit e tyre, që nga PD-ja, të majtët e Qorit e partia e Shehajt e Lapajt. Shto këtu edhe përfaqësuesit e rëndësishëm të islamit politik. Të cilët janë më të organizuarit. Një lëvizje studentore, është e tillë, pasi nis si një organizim që vjen nga auditoret, ku në radhë të parë idetë politike dhe ato sociale dalin nga katedrat. Kjon në Shqipëri nuk ka ndodhur, edhe pse ka student brenda kësaj lëvizjeje. Të cilët, si ide kanë largimin e qeverisë dhe lançimin e tyre. Një ide legjitime, por e paartikuluar politikisht. Ndërkaq, mbetet problem koagulimi politik i kësaj lëvizjeje, i cili ditët e fundit po pëson një konflikt vibrant. Çfarë do të ndodhë në këtë konflikt, i cili tashmë është politik? Të gjithë po bëhen gati për tu artikuluar politikisht, por në fakt u kujtuan vonë. E sipas gjasave do ta kenë shumë të vështirë që të bëhen gati për zgjedhjet vendore të majit. Ngaqë, kompjuan modelin e vjetër berishjan të rrëzojmë Edi Ramën pastaj shohim e bëjmë. Një lëvizje politike, që në lançimin e saj, përgatit programin, skenarët, rrugët e mënyrat e realizimit të tyre. Së paku në letër, e i bën këto publikę, duke ndarë idetë e qëndrimet me njerëzit. Ndërkohë siç pamë në javën e diegies së Tiranës, ata thjesht përkrahën një skenar makabër që së paku nuk u ishte thënë qytetarëve. Skenar, i cili rezultoi një autogol, një patate e nxehtë, që tani secili do ta largojë nga vetja…/Tema A.C A.C Shqiptarja.com TAG: flamingo edi rama serbi protesta Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! OPINIONET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.1% Jo 43% Nuk e di 7.9% Vota total: 721 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
