Sali Berisha dhe Taulant Balla Opozita merr përsipër dhunën, ndërsa mazhoranca përgjigjet me polarizim. Dy palët ushqejnë përplasjen për të mbrojtur fortesat e tyre politike... Shqipëria po kalon një moment të rëndë. Brenda një dite, zjarret dhe përplasjet përfshinë Tiranën, duke mbjellë frikë te qytetarët.
Që prej asaj dite, jeta nuk është më e njëjtë. Në ajër ndihet ankthi i kaosit të vitit 1997. Në këtë situatë, palët politike duhet të hedhin ujë mbi tokën e zhuritur dhe të qetësojnë mendjet e nxehta.
Po ndodh e kundërta. Përveç skenave nga Parlamenti, ku deputetët u përleshën në vend që të debatonin, deklaratat e Sali Berishës dhe Taulant Ballës i hodhën edhe më shumë benzinë zjarrit të polarizimit.
Sali Berisha mbrojti aktet e dhunës, mori përsipër autorësinë politike dhe drejtimin e tyre, ndërsa paralajmëroi se do të vazhdojë të mbështesë atë që ndodhi gjatë ditëve të errëta të Tiranës.
Pas Berishës foli Taulant Balla. Si përfaqësues i mazhorancës, ai duhej të mbante linjën e dialogut që shpalli Edi Rama, edhe pse deri tani ajo ngjan më shumë me teatër politik. Balla zgjodhi të sulmonte opozitën, duke e akuzuar si organizatore të dhunës dhe si strehuese të personave që sulmuan institucionet.
Policia dhe prokuroria kanë detyrën të zbatojnë ligjin ndaj kujtdo që ka ushtruar dhunë. Ato duhet të veprojnë pa urdhra dhe pa presion politik.
Politika ka një përgjegjësi tjetër. Ajo duhet të ulë tensionet, të pajtojë shoqërinë dhe të krijojë hapësirën për dialog, jo të nxisë përplasjen.
Dy palët duket se synojnë ta mbajnë zjarrin ndezur, të mbyllen në bunkerët e tyre dhe të ruajnë fortesat politike. Pastaj, kur gjithçka të mbetet gërmadhë, të dalin sipër saj e të kakarisin si gjeli majë plehut.
Një mazhorancë me 84 vota i ka të gjitha mundësitë për të ulur tensionet. Ajo mund të tërhiqet nga gjuha agresive, të hapë një proces paqtimi dhe t’u drejtohet të gjithë qytetarëve, jo vetëm mbështetësve të vet.
Kjo nuk tregon dobësi. Ajo do të dëshmonte forcën e shembullit, të cilën Edi Rama e përmend shpesh, por rrallë e zbaton.
Mesazhet agresive dhe deklaratat polarizuese ushqejnë dhunën dhe përplasjen. Këtë rrezik e përmendi edhe kancelari gjerman Friedrich Merz në Budva.
Sali Berishës mund t’i leverdisë përplasja për t’u faktorizuar dhe për të shantazhuar ndërkombëtarët që nuk e konsiderojnë më bashkëbisedues. Ai ka vepruar kështu gjatë gjithë jetës së tij politike.
Mazhoranca, megjithatë, drejton vendin. Ajo duhet ta dëshmojë legjitimitetin përmes qetësimit dhe paqtimit, jo duke konkurruar me Berishën në polarizim.
Mesazhi i Taulant Ballës nuk tregoi forcë. Ai zbuloi dobësinë e një pushteti që ka nisur të jetojë me ankthin e humbjes./Pamfletiberisha balla Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Vuçiç po mbron vëllain e vet, Edi Ramën", Shehaj reagon ashpër: Autokratëve u ka ardhur fundi! 22 Tetor 2026, 14:5014:50Politike Meta tregon çfarë ndodhi sot në GJKKO: U shfaq një prokuror që s’ka lidhje me çështjen, lexoi vetëm kërkesën e 3 kolegëve! 22 Tetor 2026, 14:2514:25Politike Vuçiç i del në mbrojtje Ramës: Është pasuri e Shqipërisë, por shumë të vështirë të fitojë zgjedhjet 22 Tetor 2026, 14:1914:19Politike 10 ditë protesta në Tiranë, Zegjine Çaushi 'u jep leksion' studentëve: Pranoni dialogun me Ramën 22 Tetor 2026, 14:0214:02Politike Kancelari Merz i kujtoi 'detyrat e shtëpisë', Rama bën paradë fotosh me liderët e BE-së në Mal të Zi 22 Tetor 2026, 13:4113:41Politike Salianji kërkon largimin e Berishës: Po i merr frymën PD-së, i hap rrugën ikjes së Ramës brenda muajit! 22 Tetor 2026, 13:0513:05Politike

