Lajme Zone
Strategjia e Policisë/ Meçe: ‘Lufta guerile’ nuk përballohet me sulm frontal!
PolitikëABC News Albania

Strategjia e Policisë/ Meçe: ‘Lufta guerile’ nuk përballohet me sulm frontal!

Analisti Arben Meçe ka komentuar situatën e krijuar gjatë protestave në Tiranë, duke e cilësuar grupin e personave të maskuar si të strukturuar dhe të organizuar. Sipas tij, ajo që po ndodh nuk është më një protestë e zakonshme, por një skemë që synon destabilizimin e vendit.

Meçe vlerësoi Policinë e Shtetit për mënyrën profesionale të veprimit, por theksoi se, sipas tij, duhet të ndryshojë strategjia e përballjes me personat që përdorin maska dhe mjete të dhunshme.

Analisti përdori termin “luftë guerile” për të përshkruar mënyrën e veprimit të grupeve që, sipas tij, përfshihen në episodet e dhunshme. Ai argumentoi se përballja e Policisë së Shtetit me këto grupe kërkon një strategji të ndryshme nga ajo e përballjes frontale. “Prania e njerëzve me maska është një vandalizëm që ligji nuk e lejon. Ai grup është i strukturuar dhe i organizuar, sa një i huaj midis tyre. Nuk është protestë. Përgëzime për Policinë e Shtetit dhe për mënyrën profesionale të të vepruarit. Lufta guerile nuk përballohet me luftime frontale, por me luftë guerile. Kjo skenë, ku njëri sulmon dhe tjetri mbrohet, nuk funksionon. Policia e Shtetit duhet të tregojë forcën, duhet të jetë në sulm. Në çdo lagje duhet të jetë prezente për t’i neutralizuar ata që janë me maska. Pas çdo maske ka një gur, molotov, në protestë nuk ke pse e përdor. Skema e kësaj lëvizjeje është destabilizimi i vendit. Policia ka potencialin të mos u rrijë përballë, por t’u shkojë nga të gjitha drejtimet për t’i neutralizuar. Kjo skemë që ndryshoi duhet të jetë skemë që nuk bëhet luftë frontale ndaj guerilasve. Një i mitur është gur, molotov, armë.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet