Prej më shumë se 2 dekada Shqipëria blen mish dhe nënprodukte të tij nga Brazili, duke bërë që ky shtet të renditet i pari në listë sa i takon importeve të këtij produkti. Por nga shtatori nuk do të hyjë më në tregun shqiptar. Ministria e Bujqësisë ka sqaruar se do të zbatojnë rregullat e BE-së, të cilat ndalojnë importet e mishit nga Brazili nga 3 shtatori, për shkak të dështimit të ofrimit të garancive të sigurisë për përdorimin e antibiotikëve dhe stimuluesve për rritjen e kafshëve. Sipas përllogaritjeve bazuar në të dhënat e INSTAT nga janari deri në qershor janë blerë në total 23 mijë tonë mish me vlerë 46.3 milionë euro, ku 34.6% e këtyre furnizimeve ishin nga Brazili. Pjesa tjetër është siguruar nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Greqia dhe Paraguai. LEXO EDHE:Bajram Peçi: Kush po i vë zjarret? IMPORTI I MISHIT JANAR-QERSHORBrazili 16 mln euroSHBA 5.4 mln euroItalia 5 mln euroGreqia 4.6 mln euroParaguai 2.6 mln euroNë gjashtë muajt e parë të këtij viti janë blerë në Brazil 7,991 tonë “Mish dhe të brendshmet e ngrënshme të mishit”, me vlerë 1.48 miliardë lekë ose afro 16 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importi është rritur me thuajse 3 milionë euro, pasi vjet në 6 muaj u blenë prej andej 12.9 milionë euro mish. IMPORTI I MISHIT (TOTAL) Sasi VlerëViti 2025 45,673 tonë 87.7 mln euroJanar-Qershor 2025 21,909 tonë 39.6 mln euroJanar-Qershor 2026 23,729 tonë 46.3 mln euroThuajse i njëjtë është raporti edhe nëse merren si referencë të dhënat për vitin 2025, kur u importua nga gjithë bota 87.7 milionë euro mish në total, dhe vetëm nga Brazili u morën 27 milionë euro. Prej 2020-ës deri në fund të qershorit nga Brazili janë importuar mish me vlerë 157 milionë euro. Por me kufizimin e importeve nga ky shtet pikëpyetja që ngrihet ka të bëjë me furnizimin e tregut, dhe si do mbulohet boshllëku i madh që krijohet. Në Shqipëri, importet nga Brazili përdoren në pjesën dërrmuese në industrinë e përpunimit të mishit. Një mungesë e lartë, mund të përkthehet edhe në rritje të çmimit për këto produkte. Prodhimi vendas, ndërkaq, ka ardhur duke u tkurrur. Referuar të dhënave të INSTAT nga 150 mijë tonë mish që prodhohej gjithsej në vend të 2020-ën, në vitin e kaluar u prodhuan 133 mijë tonë, kjo për shkak të tkurrjes së tufave. Numri i bagëtive ka rënë 2.1 milionë krerë në vitin 2025, nga 2.6 milionë në vitin 2020. PRODHIMI I MISHIT NË VENDViti 2020 150.354 tonëViti 2021 148.169 tonëViti 2022 139.856 tonëViti 2023 135.483 tonëViti 2024 130.334 tonëViti 2025 133.604 tonë P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: importet shqiperi Brazil Mish Instat Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 42.8% Jo 50.1% I/e dyzuar 7% Vota total: 3677 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
