Lajme Zone
Spektakël në qiell: Qytetari filmon eklipsin diellor nga Durrësi
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Spektakël në qiell: Qytetari filmon eklipsin diellor nga Durrësi

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Mbrëmjen e sotme, më 12 gusht 2026, qielli mbi Shqipëri ka dhuruar një nga pamjet më astronomike e magjepsëse të vitit. Një qytetar nga Durrësi ka kapur në kamera momentin e rrallë kur Hëna mbuloi një pjesë të diskut të Diellit, në momentet e perëndimit. Pamjet e regjistruara nga bregdeti i Durrësit tregojnë një prapaskenë mahnitëse, ku silueta e pjesshme e Hënës retushonte dritën e pasdites mbi ujërat e Adriatikut. Më 12 gusht, Europa përjetoi një eklips total diellor, me zonën e mbulimit të plotë ("rrugën e totalitetit") që kaloi përmes Islandës, Grenlandës dhe Spanjës. Në Shqipëri dhe rajon, eklipsi u shfaq i pjesshëm. Fenomeni nisi rreth orës 19:30 – 19:31 dhe arriti pikun e tij rreth orës 19:41 – 19:42, vetëm pak minuta përpara perëndimit të diellit. Hëna mbuloi një pjesë të vogël të sipërfaqes diellore, por e mjaftueshme për të krijuar një hije e lojë drite unike në qiellin e mbrëmjes. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)